Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Situata e zjarreve në Shqipëri, Alfano- Bushatit: “Italia do të sigurojë ndihmën e nevojshme”

“Në këtë çast të vështirë shprehim afërsinë tonë me popullin shqiptar dhe i ofrojmë qeverisë së tij mbështetjen tonë konkrete: Ministria e Jashtme e Italisë ka njoftuar menjëherë për situatën e rëndë Njësinë e Emergjencave Civile, e cila do të bëjë gjithçka për të ofruar ndihmën e nevojshme.”

Kështu Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano, i siguroi në një bisede telefonike homologut shqiptar Ditmir Bushati, ndihmën italiane për qeverinë e Tiranës, aktualisht e angazhuar për t’u përballur me situatën e e jashtëzakonshme të zjarreve në zona të ndryshme të vendit.