Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edicioni i dytë i çmimit Musine Kokalari

Ambasada e Italisë, në bashkëpunim me DHTISH – Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri, vlerësoi nxënësit më të mirë maturantë të të tre seksioneve dy gjyhëshe, Ismail Qemali në Tiranë, 28 Nëntori në Shkodër dhe Themistokli Gërmenji në Korçë, me një udhëtim studimor në kuadër të Edicionit të Dytë të Çmimit Musine Kokalari.
Musine Kokalari, e para shkrimtare dhe poete shqiptare e ‘900, e ndjeshme ndaj çështjeve të gruas, u diplomua në Romë, në vitet 1938 – 41, pranë Universitetit La Sapienza. Pasi kthehet në Atdhe dhe angazhohet në ndërtimin e një Shqipërie të re, persekutohet nga regjimi komunist dhe privohet nga liritë themelore deri në largimin e saj nga jeta në vitin 1983.

Dhënia e Çmimit realizohet falë pjesëmarrjes së Universitetit E-campus, Eco Tirana sha, Etea Group srl dhe Cotonella/Shqiperia Trikot shpk, të cilat ndihmuan në sponsorizimin e aktivitetit. Tre nxënësit fitues (një për çdo klasë XII të seksioneve dy gjyhëshe) u përzgjidhën në bazë të notës në provimin e gjuhës italiane (9/10 dhe 10/10) dhe të vlerësimit nga ana e mësuesve, të cilët morën parasysh jo vetëm ambicjet e nxënësve për të ndjekur studimet e gjuhës italiane, por edhe sjelljen e tyre përgjatë gjithë vitit. Në bazë të kësaj përzgjedhjeje, fituesit u shpallen nga një Komision i përbërë nga Koordinatori i veprimtarive kulturore të Ambasadës së Italisë, Carlotta D’Amico, nga Sekretari i Përgjithshëm i DHTISH dhe nga mësuesja e gjuhës italianë në shkollën Ismail Qemali, Pisana Grossi.

Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në datën 27 qershor në Rezidencën e Ambasadorit të Italisë, në prani të Institucioneve, të trupës së mësuesve të Shkollave, të Universiteteve shqiptare, të përfaqësuesve të kulturës dhe të shoqërisë civile shqiptare. Tre nxënësit fitues janë Stela Peraj (Shkoder), Dea Qallimi (Tirane) dhe Kostandina Sidheri (Korce).

“Me nje veshtrim te mprehte mbi realtitetin shoqeror dhe politik, si dhe mbi gjendjen e gruas, edhe fale formimit ne Universitetin La Sapienza ne Rome, Musine Kokalari eshte nje grua qe luftoi per drejtesi dhe lirine ne Shqieri, duke skarifikuar edhe jeten e saj. Prandaj do te donim te perfaqesonte per ne dhe per te rinjte nje model kuraje dhe angazhimi civil”, tha Ambasadori Alberto Cutillo gjate aktivitetit.

Nxënësit fitues, të shoqëruar nga një mësuesi shqiptar, do të nisen për një periudhë të shkurtër studimore dhe argëtuese e cila parashikon një vizitë në Como, dy ditë formimi intensiv mbi komunikimin institucional dhe integrimin europian të organizuara nga Universiteti E-campus, i cili do të ofrojë dhe qëndrimin pranë campus-it të Novedrate-s si dhe një vizitë kulturore në qytetin e Milano-s.

Nxënësit e përzgjedhur si ndër më të mirët, por që nuk u shpallen fitues, u pajisen me një një certifikate merite dhe me një libër për shkrimtaren.