Në datat 10 dhe 11 mars, Ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, kreu një vizitë në Tiranë me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin e shëndetit publik. Ministri u prit nga homologia e tij, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, me të cilën u disktuan çështje të ndryshme me rëndësi të veçantë.
Të dy Ministrat kryen gjithashtu një vizitë pranë Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë ku, krahas tre spitaleve të tjera në Vend, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim do të kryejë punime në mbështetje të reparteve të neonatologjisë.
Dy Ministrat vizituan edhe Universitetin e Mjekësisë Tiranë ku, gjatë bisedës së zhvilluar me pedagogë e studentë në auditorin “Galileo Galilei”, theksuan angazhimin për të forcuar më tej lidhjet tashmë të ngushta në bashkëpunimin akademik e shkencor midis dy Vendeve.
Në përfundim të vizitës Ministri pati mundësinë të shihte nga afër Spitalit Zoja e Këshillit të Mirë, strukturë krejtësisht italiane.