Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Vizita e Kryetarit të Qarkut të Lombardia-s, Attilio Fontana 18 – 19 janar 2024

NJOFTIM

Vizita e Kryetarit të Qarkut të Lombardia-s, Attilio Fontana

18 – 19 janar 2024

 

Më datë 18 dhe 19 janar, Kryetari i Qarkut të Lombardia-s, Attilio Fontana, zhvilloi një vizitë në Tiranë, së bashku me një delegacion të përbërë nga Zëvenës Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ato Evropiane, Raffaele Cattaneo, Zëvendës Kryetari i Këshillit të Qarkut, Giacomo Cosentino, dhe Administratori i Deleguar i AREXPO, Igor De Blasio.

Delegacioni nga Lombardia, i ardhur në Shqipëri në kuadër të një misioni shumëplanësh, u prit ditën e enjte, datë 18 janar, nga Ambasadori Bucci, për një takim me përfaqësues të bashkësisë sipërmarrëse italiane në Shqipëri dhe anëtarë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese të Parlamentit Shqiptar.

Gjatë ditës së premte, datë 19 janar, Kryetari Fontana zhvilloi një takim me Kryeministrin, Edi Rama.

E ardhmja e Shqipërisë është në Evropë dhe Lombardia dëshiron t’i qëndrojë pranë asaj në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Është në interesin e të dyja palëve, por edhe një detyrim, konsolidimi i kësaj marrëdhënieje. Nuk mundemi as të harrojmë ndihmën që na u dha gjatë pandemisë, kur komuniteti shqiptar na shtriu dorën në një moment të vështirë” – deklaroi Kryetari i Qarkut të Lombardia-s, në fund të takimit me Kryeministrin shqiptar.

Gjatë takimit u vu theksi mbi tërësinë e dijeve dhe kompetencave që Lombardia mund t’i ofrojë sistemit shqiptar në shumë sektorë, në fusha si tregtia dhe investimet, turizmi, tranzicioni ekologjik, agroushqimor, në fusha si infrastrukturat dhe zhvillimi i territorit, si edhe mbi mundësinë për të forcuar më tej lidhjet ezksistuese jo vetëm midis universiteteve, por edhe në një kuadër më të gjërë, atë të arsimit profesional.

Gjatë kësaj dite të ngjeshur me takime, Kryetari Fontana dhe delegacioni zhvilluan takime me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj; Ministrin e Financave, Ervin Mete; Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku; Zëvendësministen e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello; Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici; Zëvendësministrat e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole, Nina Guga e Endrit Hoxha.

Vizita bëri të mundur hulumtimin e mundësive të reja për fuqizimin e marrëdhënieve midis Qarkut të Lombardia-s, si Qarku me popullsinë më të madhe dhe ekonominë më të fuqishme në Itali – dhe Shqipërisë, marrëdhënie në kuadër të bashkëpunimit midis dy Vendeve, gjithmonë e më të lidhur nga pikpamja ekonomike, politike e kulturore.