Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Deklaratë e Ambasadorit Alberto Cutillo mbi situatën politike në vend, dhënë pas hapjes së workshop-it “Tranzicioni energjitik dhe sfidat për një treg energjitik të lirë dhe të integruar: rasti i Shqipërisë”

Pjesë e deklaratës së Ambasadorit Alberto Cutillo mbi situatën politike në vend, dhënë pas hapjes së workshop-it “Tranzicioni energjitik dhe sfidat për një treg energjitik të lirë dhe të integruar: rasti i Shqipërisë”:

“Me siguri kriza politike po ngre pyetje te shumë investitorë në mbarë Evropën dhe më tej. Pyetja kryesore ka të bëjë me dialogun politik, sepse vendimi i opozitës për të dalë nga parlamenti është i pashembullt dhe na ka habitur të gjithëve.
Elementi i dytë, që ndikon në gatishmërinë për të ardhur në Shqipëri, ka të bëjë me protestat që po mbahen rregullisht. Po përmend thjesht një fakt: ky workshop ishte caktuar të zhvillohej më shumë se një muaj më parë, por u shty sepse po atë ditë do të mbahej një protestë dhe shumë nga pjesëmarrësit nuk ishin të gatshëm të vinin në Shqipëri .
Mesazhi im ndaj politikanëve është i dyfishtë: nga njëra anë që protestat të mos kenë kurrë synimin për të shkaktuar dëm për njerëzit dhe objektet; mesazhi i dytë vlen – që vlen për të gjitha forcat politike – është që të ndërmarret një hap drejt dialogut.
Sepse besoj se mazhoranza ka një përgjegjësi të përgjithshme për çfarë ndodh në vend dhe tejzgjatja e kësaj gjendjeje tensioni dhe pasigurie politike, sigurisht që nuk është as në interes të saj. Në veçanti, duke iu referuar afrimit të dy afateve të rëndësishme, njërit kombëtar (zgjedhjet vendore të 30 qershorit) dhe tjetrit evropian (Këshilli Evropian i qershorit), që do të vendosë – dhe ne si Itali e shpresojmë shumë – mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Vendimi që do të merret në qershor do të jetë politik dhe për këtë arsye besoj se është në interes të gjithë Shqipërisë që të mbërrihet në këtë afat kaq të rëndësishëm me një situatë dialogu politik, që nuk do të thotë të pranohen kërkesat e opozitës por, sipas mendimit tim, të fillohet me frymë të sinqertë, një dialog mbi problemet që ka ngritur opozita: korrupsioni, krimi, legjislacioni zgjedhor. Në këto fusha, mazhoranca mund të tregojë hapje ndaj disa reformave dhe masave që shkojnë në drejtim të kërkesave të opozitës.”

img 7 5933