Në datat 15 dhe 16 tetor 2018 Prof. Paola Severino, Përfaqësuese e Posaçme e Presidentit në detyrë të OSBE-së në luftën ndaj korrupsionit, do të kryejë një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë misionit të saj Prof. Severino do të zhvillojë bisedime me autoritetet më të larta të Vendit, ndër të cilët me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, Kryeministrin, Edi Rama, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, në datën 15 tetor, në orën 17:00, pranë Hotel Rogner, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Ministria e Drejtësisë do të organizojnë tryezën e rrumbullakët për nxitjen e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit, në përpjekje për të krijuar kushtet për një shkëmbim sa më efikas përvojash në sektor e për të dhënë një kuadër sa më të plotë për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal.
Forumi, pjesë e veprimtarive të ndërmarra nga Italia në kuadër të kryesimit të rradhës së OSBE-së për vitin 2018, synon, ndër të tjera, të nxisë bashkëpunimin mes Vendeve të rajonit në luftën ndaj dukurive të korrupsionit, duke krijuar kushtet e nevojshme për një shkëmbim sa më efikas e të frytshëm përvojash dhe praktikën më të mirë. Në këtë aspekt, organizatat e shoqërisë civile janë një instrument i rëndësishëm për të rritur nivelin e vetdijes tek qytetarët ndaj një dukurie kaq të përhapur e gërryese sikurse korrupsioni.
Italia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugëtimin e saj të përafrimit me Bashkimin Europian duke dhënë përvojën dhe ekspertizën e saj në sektorë kyçë sikurse ai i drejtësisë. I ashtuquajturi “Ligji Severino”, që pikërisht ka marrë emrin e Ministreit të Drejtësisë së asaj periudhe, ka shërbyer si një pikë e rëndësishme referimi në hartimin e normativës shqiptare në fushën e dekriminalizimit.