Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Marina Ushtarake Italiane: anija shkollë Caroly do të ndalet në Portin e Vlorës në datat 15-17 gusht

Më 15 gusht, anija shkollë Caroly e Marinës Ushtarake italiane do të ankorohet në portin e Vlorës, ku do të qëndrojë deri më 17 gusht. Anija, që këtë vit feston 70 vjetorin e saj, është aktualisht e angazhuar në Fushatën Mësimore në favor të studentëve të Rojes Detare që ndjekin kursin Ateires në Akademinë detare të Livornos.

Vlora është ndalesa e tetë e Fushatës Mësimore 2018 për këta 7 Oficerë të rinj të kursit Ateires, të cilët stërviten që të forcojnë shpirtin e skuadrës në anije, duke kryer detyra operacionale në bord për gjithë periudhën e fushatës mësimore.

Fushata mësimore e anijes Caroly do të vazhdojë në Detin Adriatik dhe Egje. Anija shkollë do të ankorohet në portet e Italisë, të Greqisë dhe Turqisë. Ajo ka si qëllim që të vërë në zbatim mësimet teorike që studentët e Rojes Detare kanë përftuar gjatë vitit në Akademinë Detare dhe të fitojnë përvojën e detarisë, që është e mbushur plot me vlera etike, me të cilën do t’u duhet të përballen çdo ditë.

Pas Vlorës, anija me vela e Marinës Ushtarake italiane do të vazhdojë lundrimin në ujrat e Detit Adriatik, për të vazhduar më pas drejtt Detit Egje, ku do të ndalet në portet e Greqisë dhe Turqisë. Ajo do ta përfundojë lundrimin më 22 shtator në Portoferraio.

Popullata civile do të ketë mundësi ta vizitojë këtë anije:

• Të mërkurën 15 gusht nga ora 18:00 deri në orën 22:00;

•Të enjten 16 gusht nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

Ndiq te rejat #MarinaMilitare live ne Twitter: @ItalianNavy #ProfessionistiDelMare #IlFuturoéilmare

nave 1

nave 2