Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali

IMG-20250930-WA0008

Një takim i përzemërt u zhvillua midis Ministres së re për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dhe Ambasadorit të Italisë, Marco Alberti. Në qendër të bisedës, përveç mbështetjes italiane në rrugëtimin e Tiranës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Italisë dhe Shqipërisë, aleate besnike anëtare të NATO-s dhe të angazhuara në bashkëpunimin rajonal për stabilitetin e Ballkanit perëndimor.

Takimi shërbeu edhe si një mundësi e mirë, për të dyja Palët, për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë në diplomacinë e rritjes, me synimin afatgjatë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe të mundësive për investime të të dyja Vendeve.