Ju informojmë se, prej datës 13 shkurt 2026 deri më datë 17 shkurt 2026, për shkak të një përditësimi teknik të programuar dhe urgjent, do të pezullohet përkohësisht veprimtaria e sistemit operativ VIS e, për pasojë, do të pezullohen përkohësisht procedurat e pranimit dhe trajtimit të kërkesave për vizë si edhe ato të lëshimit të vizave.
Si rrjedhojë e këtij pezullimi, në datat e sipërpërmendura do të ndërpritet edhe puna e zyrës së vizave të Ambasadës.
Ju informojmë se, për të reduktuar në maksimum vështirësitë që krijohen për publikun, takimet e caktuara më parë do të programohen në ditët menjëherë para apo pas këtyre datave, duke patur parasysh rastet urgjente apo ato me përparësi.