Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron bursa studimi për studentë të huaj dhe Italianë me banim jashë Italisë (IRE) për vitin akademik 2026-2027, me synimin për të mbështetur bashkëpunimin në fushën e kulturës, shkencës dhe teknologjisë, projektimin e sistemit ekonomik të Italisë në botë dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës italiane (Ref. Ligji 288/55, i ndryshuar).
Bursa e studimit mbulon vetëm shpenzimet për ndjekjen e studimeve në territorin italian.
Thirrjen dhe listën e Vendeve/territoreve të tjera përfituese i gjeni në: https://studyinitaly.esteri.it/ListaBandi.
Kandidatët mund të paraqisin kërkesën vetëm nëpërmjet Portalit Study in Italy.
Kandidaturat online duhet të paraqiten detyrimisht brenda orës 14.00 (me orën italiane) të datës 26 mars 2026.