Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Lajme

Futni parametrat e kërkimit tuaj
Reset
19 July 2025
Siguria, patrullime të përbashkëta të policisë italiane e asaj shqiptare

Ambasadori Marco Alberti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përshëndetën patrullat e përbashkëta të policisë italiane e asaj shqiptare të vendosura në Durrës, gjatë stinës së verës, në kuadër të luftës ndaj krimit dhe parandalimit të veprave penale.

Lexo më shumë
19 June 2025
Dorëzim dekoratash dy funksionarëve të policisë shqiptare

Ambasadori Marco Alberti, në emër të Presidentit të Republikës Italiane, në një ceremoni që u zhvillua pranë Rezidencës së Italisë, u dorëzoi dy Oficerëve të Lartë të Policisë shqiptare, Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, Neritan Nallbati, dhe Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit, Alban Dautaj, dekoratën “Kalorës i Urdhërit të Yllit të Italisë”. Në këtë […]

Lexo më shumë
26 May 2025
Bashkëpunimi Itali – Shqipëri në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, mes Shqipërisë dhe Italisë, në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, dje u zhvillua një takim mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Ilir Proda, Komandantit të Repartit të Tretë Operativ të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjen. Brig. Luigi Vinciguerra, dhe Drejtorit të Shërbimit për […]

Lexo më shumë
20 May 2025
Konferencë Shtypi: çelja e “Javës së Italisë 2025”

Ditën e hënë, 19 maj, pranë Rezidencës së Italisë, u zhvillua konferenca për shtyp për çeljen e Javës së Italisë 2025. Programi i javës, i pasur me evente të artit pamor, muzikës klasike dhe asaj elektronike, modës, enogastronomisë, poezisë, teatrit dhe kinemasë, u prezantua nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Sh.T. Marco Alberti, Zëvendësministrja e […]

Lexo më shumë
9 May 2025
“Roadshow” i promovuar nga Farnesina, InCE dhe BERZH në Tiranë

U përmbyll në Tiranë, pas takimeve në Beograd dhe Shkup, `Roadshow’ i promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Nisma për Evropën Qendrore (InCE) dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë eventit të mbajtur në Tiranë – në prani të Ambasadorit të Italisë […]

Lexo më shumë
9 May 2025
Shpallje bursa studimi nga Ministria e Punëve të Jashtme (afati i fundit për të aplikuar 16/5/2025) Viti Akademik 2025-26

Gjeni online në faqen web STUDY IN ITALY  shpalljen e bursave të studimit që ofrohen nga Ministria e Punëve të Jashtme për studentë të huaj dhe italianë me banim jashtë Italisë të cilët dëshirojnë të ndjekin programe studimi, formimi apo kërkimore pranë Institucioneve italiane gjatë vitit akademik 2025-26. Afati i fundit për të aplikuar: ora […]

Lexo më shumë
7 May 2025
Regjistrime universitare viti akademik 2025/2026 dhe kërkesë për vizë studimi

Informojmë se janë hapur para-regjistrimet për në institucionet e arsimit të lartë. Para-regjistrimet mund të kryhen nëpërmjet portalit Universitaly. Qarkorja e MUR – të cilën e gjeni në faqen Universitaly – përmban procedurat e hyrjes, qëndrimit, regjistrimit të studentëve të huaj në kurset universitare në Itali për vitin akademik 2025/2026 si edhe njohjes së titujve […]

Lexo më shumë
28 April 2025
Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi Itali-Shqipëri në sektorin shëndetësor

Është nënshkruar sot në Tiranë një Marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi midis Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalit San Raffaele dhe Universitetit Vita-Salute San Raffaele. Marrëveshja, e vlefshme për tre vite, parashikon një bashkëpunim strategjik me qëllim nxitjen e nismave të përbashkëta të vlerësimit, arsimimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit në sektorin shëndetësor […]

Lexo më shumë
28 April 2025
Ambasadori Marco Alberti me studentë të Kolegjit të Evropës në Tiranë

Ambasadori Marco Alberti mbajti sot një leksion të hapur, mbi diplomacinë ekonomike, me studentë të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Të shumta çështjet e trajtuara, ndër të cilat edhe ato lidhur me zbatimin e politikave diplomatike në kuadër të arsimit të lartë dhe të shkëmbimeve kulturore, industriale dhe tregtare.

Lexo më shumë
16 April 2025
Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu

Ambasadori Marco Alberti, i shoqëruar nga Eksperti i Guardia di Finanza pranë Ambasadës, Nënkolonel Giampiero Carrieri, u prit dje nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu. Teksa u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer midis Autoriteteve kompetente italiane e shqiptare, u rinovua angazhimi për të promovuar më tej shkëmbimin e eksperiencave në sektorët […]

Lexo më shumë