Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Lajme

Futni parametrat e kërkimit tuaj
Reset
21 February 2025
Takim i Ambasadorit, Marco Alberti me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

Takim i Ambasadorit, Marco Alberti me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Në qendër të takimit, rritja e mëtejshme e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale.

Lexo më shumë
21 February 2025
Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja

Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Tjetër dëshmi e marrëdhënies së veçantë e të privilegjuar midis Italisë e Shqipërisë në çdo sektor, veçanërisht në atë të bashkëpunimit gjyqësor.

Lexo më shumë
19 February 2025
Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha

Një takim i frytshëm dhe interesant i Ambasadorit Marco Alberti me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Në qendër të bisedimeve bashkëpunimi i shkëlqyer mes forcave të policisë së të dy Vendeve në luftën ndaj kriminalitetit dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Italia mbetet një mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit evropian të […]

Lexo më shumë
10 February 2025
NJOFTIM. Dita e Kujtesës. Pjesëmarrja e Ministrit Tajani dhe e rrjetit diplomatik në veprimtaritë përkujtimore

Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, mori pjesë sot në eventet kryesore kushtuar Ditës së Kujtesës, në kujtim të viktimave të foibe-ve dhe të eksodit istrian, fiuman dhe dalmat. Ministria dhe i gjithë rrjeti diplomatik-konsullor por edhe Institutet Italiane të Kulturës u janë bashkuar veprimtarive me qëllim mbajtjen gjallë, nëpër botë, të kujtimit të […]

Lexo më shumë
6 February 2025
Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Takim mirësjelljeje i Ambasadorit Marco Alberti me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani. Në qendër të takimit, forcimi i bashkëpunimit strategjik në fusha si politika, ekonomia dhe kultura, me mbështetjen e plotë të Italisë për Shqipërinë në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.

Lexo më shumë
3 February 2025
Takim i Ambasadorit, Marco Alberti, me Kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali

Vijojnë takimet dypalëshe të Ambasadorit Marco Alberti, i cili u prit dje nga Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali. Gjatë takimit u vu theksi në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, me mjetet e fuqishme të diplomacisë parlamentare.

Lexo më shumë
24 January 2025
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Ditën e premte, 24 janar, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Letrave Kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nga ana e Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Gjatë takimit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, theksuan lidhjen e fortë midis Italisë […]

Lexo më shumë
17 December 2024
Shkëmbim përvojash në hetimet mbi pastrimin e parave nëpërmjet kriptovalutave

Në bashkëpunim me Përfaqësinë e OSBE-së në Shqipëri, në datën 16 dhjetor 2024, pranë Ambasadës së Italisë u zhvillua një takim i organizuar nga Eksperti i Guardia di Finanza-s për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, Zëvendëskolonel Giampiero Carrieri dhe nga Eksperti për Sigurinë i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Drejtues i Parë Salvatore […]

Lexo më shumë
27 November 2024
Konferencë shtypi – Fushata e mbikqyrjes nga ajri 2024

Dje, ditën e martë 26 nëntor, u mbajt, pranë Hotel Rogner në Tiranë, konferenca për shtyp mbi paraqitjen e rezultateve të arritura në edicionin 2024 të “fushatës së mbikqyrjes nga ajri”, e organizuar nga Policia e Shtetit shqiptar në bashkëpunimin me Departamentin për Sigurinë Publike të Ministrisë së Brendshme italiane që promovoi, me Guardia di […]

Lexo më shumë
22 November 2024
Ceremonia e përkujtimit të Medalje e Artë për Vlera Ushtarake, Ferdinando Raucci dhe Goffredo Zignani, të rënë në Shqipëri

Më datë 18 nëntor 2024, me rastin e përvjetorit të tetëdhejtë e një-të, Zyra Ushtarake e Ambasadës së Italisë kujtoi Kolonel Ferdinando RAUCCI dhe Nënkolonel Goffredo ZIGNANI, të dy të nderuar me “Medalje e Artë për Vlera Ushtarake”, të vrarë nga nazistët më datë 17 nëntor të vitit 1943 pranë Manastirit ortodoks të Shën Joan […]

Lexo më shumë