Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Bashkëpunimi Itali – Shqipëri në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, mes Shqipërisë dhe Italisë, në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, dje u zhvillua një takim mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Ilir Proda, Komandantit të Repartit të Tretë Operativ të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjen. Brig. Luigi Vinciguerra, dhe Drejtorit të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Gjen. Brig. Giampiero Ianni.

Në fokus të takimit, bashkërendimi i fushatës së mbikqyrjes nga ajri 2025, si pjesë përbërëse e veprimeve të përbashkëta në parandalimin e dukurisë së kultivimit të kanabisit si edhe përdorimi, në veprimtaritë e mbikqyrjes, i teknologjive të përparuara.