U përmbyll në Tiranë, pas takimeve në Beograd dhe Shkup, `Roadshow’ i promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Nisma për Evropën Qendrore (InCE) dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë eventit të mbajtur në Tiranë – në prani të Ambasadorit të Italisë Marco Alberti, të Zëvendësministrit të Ekonomisë Olta Manjani, të Koordinatorëve kombëtarë italian e shqiptar për InCE, Ministër i Plotfuqishëm Sem Fabrizi dhe Antonela Dhimolea, të përfaqësueses së BERZH në Shqipëri Ekaterina Solovova dhe përfaqësuesit të korporatave pranë Bankës Intesa Alessandro Grillo – u ilustrua kontributi konkret i Fondit InCE në fuqizimin e sipërmarrjes shqiptare. Në Shqipëri janë financuar 119 projekte me një vlerë totale prej 14 milionë euro, në sektorët e transportit, energjisë dhe në atë të reformës së administratës publike.
Jo vetëm fonde por fuqizim i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe aktorëve ekonomikë, duke promovuar sinergji në nivel rajonal e duke nxjerrë në pah shkëmbimin e know-how dhe aftësive, rolin e IT në sektorët kyç për zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, edhe në kuadër të mbështetjes së InCe në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.