Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konferencë Shtypi: çelja e “Javës së Italisë 2025”

Conf. Stampa SCI 2025.1

Ditën e hënë, 19 maj, pranë Rezidencës së Italisë, u zhvillua konferenca për shtyp për çeljen e Javës së Italisë 2025.

Programi i javës, i pasur me evente të artit pamor, muzikës klasike dhe asaj elektronike, modës, enogastronomisë, poezisë, teatrit dhe kinemasë, u prezantua nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Sh.T. Marco Alberti, Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, z. Alessandro Ruggera dhe Drejtoresha e Agjencisë Italiane të Tregtisë me Jashtë (ICE), znj. Francesca Mondello.