Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TË MËSOSH GJUHËN ITALIANE NË SHQIPËRI: BURIMET INSTITUCIONALE

Zyra e Bashkëpunimit Shkollor pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, bashkërendon veprimtaritë që zhvillohen në vijim të vënies në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë. Programi “ILLIRIA”, nisur në vitin 2002, renditet ndër marrëveshjet më të rëndësishme, falë të cilit u bë e mundur mësimdhënia e gjuhës italiane si gjuhë e parë e huaj duke nisur prej klasës III të shkollës fillore deri në përfundim të shkollës së mesme. Më 12 dhjetor 2012 u nënshkrua Marrëveshja e re “ILLIRIA” çka bëri të mundur shtrirjen e këtij Programi në të gjitha rrethet shkollore të Vendit (krahasuar me 19 rrethe që ishin më parë) si dhe përfshirjen e moduleve formative të lëndëve jo gjuhësore në kurrikulat e shkollave të mesme professionale, duke patur parasysh këtu dhe mundësitë e punësimit të nxënësve të këtyre shkollave pranë sipërmarrjeve italiane në Shqipëri.
Një tjetër veprimtari shumë e rëndësishme e bashkërenduar nga Zyra e Bashkëpunimit Shkollor e Ambasadës së Italisë është dhe ajo e “Seksioneve Dygjuhëshe”, një sistem didaktik i suksesshëm i dy gjuhëve dhe i dy kulturave i vënë në zbatim në disa shkolla – në Tiranë, Shkodër dhe Korçë -, dhe që parashikon zhvillimn e 50% të orëve të mësimit në gjyuhën italiane. Në veçanti, studimi i gjuhës italiane nis prej klasës VI me mësues italianë dhe shqiptarë, ndërsa nga klasa X kryhen këto lëndë në gjuhën italiane: gjuhë dhe letërsi italiane, matematikë dhe fizikë, histori, art dhe biologji.
Marrëveshja e parë e Mirëkuptimit, e nënshkruar mës dy Qeverive në datën 26 prill 2002, i dha udhë Seksioneve Dygjuhëshe italo – shqiptare pranë shkollat e mesme. Më 14 janar 2001 u nënshkrua një Marrëveshje e re Mirëkuptimi që parashikon një sistem të veçantë për ciklin 9 vjeçar dhe atë të mesëm. Sistemi aktual synon të garantojë baza të forta të njohurive shkencore dhe shoqërore dhe parashikon zhvillimin e 5 orëve matematikë, 3 orë fizikë dhe 2 orë biologji.
Në secilën prej Seksioneve japin mësim 3 mësues italianë, pra janë 9 mësues italianë të cilët janë të angazhuar me kohë të plotë në procesin e mësimdhënies në tre qytete. Nxënësit e seksioneve dygjuhëshe mund të regjistrohen pranë universiteteve italiane pa iu nënshtruar provimit të Njohjes së Gjuhës Italiane dhe nxënësit me rezultatet më të mira, të regjistruar në universitetet italiane, përftojnë bursa studimi nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane.
Gjithësesi, vlen të theksojmë se gjuha italiane mësohet jo vetëm në zbatim të dy marrëveshjeve dypalëshe të lart përmendura, por është pjesë e kurrikulave ministeriale (MASH) dhe studentët shqiptarë mund të zgjedhin nxënien e gjuhës italiane si gjuhë e e dytë e huaj duke nisur prej klasës V të shkollës 9 vjeçare ose prej vitit I të shkollës së mesme.
Ndër veprimtaritë e bashkëpunimit nuk mungon specializimi i mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane si dhe pajisja, nga pala italiane, e bibliotekave dhe e laboratorëve  të shkollave shqiptare me materiale didaktike.
Falë këtij bashkëpunimi mes institucioneve shkollore shqiptare dhe italiane, gjatë vititi shkollor 2012/2013 janë mbi 62.800 nxënësit shqiptarë që mësojnë gjuhën italiane si në shkollat fillore ashtu dhe në ato të mesme.
Vlen të përmendim dhe bashkëpunimin për përhapjen e gjuhës italiane me Shoqatën e porsa krijuar të mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane APADI.
Gjithashtu, janë 5 departamentet e gjuhës italiane pranë Universiteteve të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës në të cilat aktualisht japin mësim 5 lektorë italianë të mbështetur nga Qeveria italiane. Bashkëpunimi shprehet dhe përmes kontributeve të rëndësishme italiane në përditësimin didaktik të profesorëve shqiptarë, projekteve të veçanta didaktike si dhe përmes furnizimit me libra dhe materiale didaktike. Gjatë këtij viti shkollor, janë rreth 3.399 studentët universitarë shqiptarë që për arsye të ndryshme studiojnë gjuhën italiane, prej të cilëve 1.202 janë të regjistruar në degën e gjuhës italiane, 1.186 që e studiojnë atë si gjuhë të dytë të huaj (LS2) dhe 1.011 që studiojnë gjuhën tonë në degët e tjera universitare (kryesisht në degët e infermierisë dhe të ekonomisë).

Istituti Italian i Kulturës organizon kurse të gjuhës dhe të kulturës italiane sipas Kuadrit të Përbashkët Europian, nga niveli A1 deri në nivelin C2. Është seli e autorizuar për Kryerjen e Provimeve të Gjuhës italiane nga Universiteti për të Huaj i Perugia-s, Universiteti i Siena-s dhe nga Universiteti Roma 3. Gjatë vitit 2012 ishin rreth 1240 studentët shqiptarë që ndoqën kurset e Institutit Italin të Kulturës në Tiranë të cilat kryhen jo vetëm në qytetin e Tiranës por dhe në 15 qytete të tjera, në të gjithë territorin shqiptar. Prej këtij viti Instituti është gjithshtu seli e autorizuar për provimet Ditals të Universitetit të Siena-s dhe ka përgatitur mësuesit e tij për përftimin e kësaj diplome didaktike. Instituti organizon kurse për fëmijë (7-10 vjeç) si dhe kurse për adoleshentë (11 – 14 vjeç) si dhe kampe shkollore gjatë stinës së verës për këto grupmosha.
Në promovimin e gjuhës italiane Instituti mbështetet dhe në bashkëpunimin e rrjetit konsullor dhe të lektorëve pranë Universiteteve.