Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

MARREVESHJA AMBASADA E ITALISE – POSTA SHQIPTARE: PROCEDURA TE REJA TE THJESHTESUARA PER LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE SHQIPTARE PER TI PARAQITUR NE ITALI

Ambasada e Italise ne Tirane ka  firmosur nje marreveshje me Posten Shqiptare, me qellimin per te lehtesuar dhe per te pershpejtuar procedurat e legalizimit si dhe per te ulur kostot e perballuara nga publiku, fale se ciles perdoruesit do te mund te paraqiten me nje here te vetme prane Sporteleve te Postes e te kerkojne njekohesisht vulen “Apostille”, te vendosur nga Ministria e Puneve te Jashtme shqiptare si dhe legalizimin nga ana e Kancelarise konsullore te Ambasades italiane.
Marreveshja parashikon afatet e meposhtme:

Duke filluar nga data e marrjes ne dorezim te dokumentacionit nga ana e Kancelarise konsullore, i njejti do ti kthehet Postes Shqiptare brenda:
–  dhjete (10) diteve pune ne periudhen e prurjeve te zakonshme;
–  njezete (20) diteve pune ne periudhen e prurjeve te medha (pushimet verore Korrik-Shtator dhe ato dimerore Dhjetor-Janar).
Sherbimi eshte ne veprim ne Zyrat qendrore te Postes se Tiranes, Durresit, Elbasanit, Pogradecit, Korces, Shkodres, Lezhes, Kukesit e Peshkopise.
Cmimet e postes (pervec atyre te legalizimit dhe te vendosjes se vules’“Apostille”) per tu perballuar nga perdoruesi, jane 400 leke nese dokumentet paraqiten ne Tirane dhe 550 leke nese dokumentet paraqiten ne njeren prej 8 qyteteve te tjera.
Perkthimi i dokumenteve kryhet nga Perkthyesit e betuar te njohur nga Ministria e Drejtesise shqiptare, emrat e te cileve duhet te jene te pranishem ne listen e lexueshme ne sitin e internetit te kesaj Ambasade.

MENYRAT E FUNKSIONIMIT TE SHERBIMIT
1) PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Perdoruesi do te duhet te shkoje, thjeshte, prane njeres prej 9 Zyrave te Postes te autorizuara, ne oraret normale te Zyres dhe pa patur nevoje te caktoje asnje takim, te kerkoje sherbimin e kombinuar Apostille/legalizim prane Ambasades se Italise, duke paraqitur dokumentet e tij.
Zyra e Postes do ti kerkoje perdoruesit te plotesoje nje formular me te dhenat e veta personale  dhe ato telefonike (per komunikime te mundshme nga ana e Ambasades) dhe do ti ktheje derguesit dokumentet e perfunduara.

2)AUTORIZIM PERFAQESIMI PER PARAQITJEN E DOKUMENTEVE:
Ne rast se mbajtesi i dokumenteve nuk mund te paraqitet vete, mund te autorizioje nje person te besuar per paraqitjen e dokumenteve. I autorizuari do te duhet, detyrimisht, te jete i paisur me nje autorizim te firmosur ne origjinal nga i interesuari me kopjen e leternjoftimit te vlefshem, te bashkelidhur, prej te ciles te rezultoje e lexueshme firma e autorizuesit(KUJDES: firma tek autorizimi dhe ajo tek dokumenti i identifikimit, duhet te jene te njejta; ne rast te kundert, autorizimi  nuk do te pranohet).

3) VLERA E LEGALIZIMIT:
Nga data 15/02/2016 24 € per legalizim.
Ju informojme se shumat per tu derdhur prane Zyrave te Postes, jane ne valuten e vendit (LEK).
Per cfaredo sqarimi te mundshem apo informacion, ju lutemi te merrni kontakt me Kancelarine Konsullore te Ambasades se Italise ne Tirane ne adresen e postes elektronike legalizzazioni.tirana@esteri.it.