Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

VITI AKADEMIK 2014-2015 PARA-REGJISTRIMET UNIVERSITARE PËR STUDENTËT E HUAJ NË ITALI


Studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë Universiteteve italiane në vitin akademik 2014/2015 duhet të ndjekin udhezimet e mëposhtme:
1) nga data 24 mars deri në 30 qershor duhet të dorëzojnë personalisht dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e para-regjistrimit pranë Ambasadës Italiane. Për të paraqitur dokumentacionin duhet fiksuar një takim me anë të programit “Prenoto online” të faqes internet të Ambasades;
2)  nga data 2 qershor deri në 31 korrik 2014, do të dërgohet përmes Postes Shqiptare, Dëftesa e Pjekurisë (ose Diploma universitare në rastin e regjistrimit në +2) dhe dokumentacioni i nevojshëm për vizën për studim/universitet.
3) nga data 1 korrik deri në 25 gusht 2014, Ambasada italiane do t’u lëshojë  vizen studentëve sapo të përfundojë vlersimi i  dokumentacionit dhe do ti dorëzojë të intresuarve (gjithmonë përmes Postës Shqiptare) pasaporten me vizë dhe dokumentat e legalizuar;

FAZA E PARË: PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTIRMIN
(nga data 24 mars deri më 30 qershor 2014)


Studentët që dëshirojnë të fillojnë proçedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit Prenoto Online, të kësaj faqeje internet, duke zgjedhur shërbimin “Regjistrimet Universitare”. Takimet mund të caktohen nga data 24 mars deri në datën 30 qershor 2014.


Studentët duhet të paraqitën personalisht në datën e takimit me dokumentacionin e mëposhtëm:


1. formulari i regjistrimit (modello A) tërësisht i plotësuar por i pa firmosur.
Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare;
Lista e të gjithë degëve mund të konsultohet në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/ .


2. formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar  por i pa firmosur.


3. Dëftesa e Pjekurisë dhe Çertifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose kopje e njëjtë me origjinalin). Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një Vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve bashkë me ato të Maturës Shtetërore.
Nxënësit  e regjistruar në vitin e fundit ë shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e 2014-ës, do të paraqesin një fotokopje të pa legalizuar të formularit A1 me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2014. Këta nxënës duhet të dorëzojnë në Ambasadë dëftesën origjinale përpara lëshimit të vizës.


Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si psh. specializim ose kurs të shkurtuar duhet të dorëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe Diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do te marrin Diplomën brenda verës së vitit 2014, duhet të dorëzojnë një Vërtetim, me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.


KUJDES: Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati  Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet te Ambasdës.


Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, gjithmonë nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati  Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet te Ambasdës.


4. Njohuri të gjuhës italiane të nivelit B2: fotokopje e çertifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata Dante Alighieri ose nga Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim (këta studentë do të pranohen me rezervë në para-regjistrim; procedura e lëshimit të vizës do të përfundojë me sukses nëse kalohet provimi).


5. Fotokopje e pasaportës.


6. 2 fotografi për dokument


7. Modulin e regjistrimit me kod, të shkarkuar nga portali www.universitaly.it, i cili vërteton regjistrimin, eskluzivisht për studentet që duan të marrin pjesë në provimet e pranimit për “KURSET ME NUMER TË MBYLLUR”



Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf, ku duhet të shënohen:
• Emri dhe mbiemri i studentit
• Universiteti, Fakulteti, Dega e studimit
• Numri i telefonit (celular dhe telefon fiks)
• Adresa e postës elektronike (e-mail)
• Zyra e Postës Shqiptare që mbulon zonën e banimit të studentit
KUJDES: studentët që nuk kanë mbushur moshën madhore duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit ditën e paraqitjes së dokumentacionit.


STUDENTËT DUHET TË PLOTËSOJNË TË DHËNAT PERSONALE MBI ZARF DHE FORMULARËT ME SHKRONJA KAPITALE DHE ME GRAFI TË LEXUESHME


FAZA E DYTË: DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS
( nga data 2 qershor deri më  31 korrik 2014)


Nga data 2 qershor deri në datën 31 korrik 2014, studentët që kanë bërë kërkesën për para-regjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, përmes Postës Shqiptare dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës postare më të afërt.


Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:


1) Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit Dëftesën e Pjekurisë (eventualisht bashkë me Diplomën Universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) origjinal ose kopjen e noterizuar, të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati  Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga një përkthyes i betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet te Ambasdës.
2) Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me 2 fotografi të bashkëngjitura.
3)Deklaratë mbi të dhënat personale, të plotësuar me datë e firmë;
4) Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së  pasaportës me të dhënat personale;
5) Deklaratë për vendbanimin në Itali:
• në rast qëndrimi pranë një personi privat: deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës  deri më 31.01.2015, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë (p.sh. nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit);
• në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit:
• në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj.
6) Sigurim shëndetësor për udhëtim: mund të bëhet pranë shoqërive të sigurimit si shqiptare ashtu dhe italiane, por që në asnjë rast nuk duhet të përmbaje kufizime ose përjashtime të asnjë lloji (as për sëmundjet e mbuluara nga siguracioni as përsa i perket tarifave të përcaktuar për një shtrim spitalor urgjent)  i vlefshëm nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2015.
7) Vërtetim Bankar për të paktën 5.818,93 euro sipas normativës MIUR. Këto burime financiare duhet të jenë të përdorshme direkt nga studenti (llogari bankare personale) dhe nuk mund të provohen me garanci bankare nga të tjerë.
8) Nje zarf bosh (i domosdoshëm për kthimin e dokumentacionit); sipër zarfit duhet të shënohen DETYRIMISHT të dhënat e mëposhtme: Mbiemër; Emër; Emri i Universitetit; Kursi i studimit; Adresa e email-it ; Numrat e kontaktit : fix si dhe atë celular; Zyrës Postare që mbulon territorin e banimit të studentit .


FAZA E TRETË: DORËZIMI I DOKUMENTAVE DHE PASAPORTËS ME VIZË
(nga data 1 korrik deri më 25 gusht 2014)


Nëse studentët plotësojnë kërkesat e parashikuara nga normativa, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton pranimin automatik në Universitetin e përzgjedhur. Për tu informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen direkt universiteteve.


KUJDES: Për dorëzimin dhe kthimin e dokumenteve, studentët duhet te paguajnë Postës një tarifë prej 200 lekësh nëse banojnë në Tiranë dhe 300 lekësh (përfshirë TVSH) të vlefshme për të gjitha qytetet e Shqipëisë.


Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2013 dhe vizat për studim/universitet do të jenë të vlefshme nga data e fillimit të udhëtimit deri më datën 31 janar 2015.


KUJDES: Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.



NJOFTIM I DATËS 14 SHKURT 2014
TESTIME DHE PROVIME PRANIMI NË DEGËT E DIPLOMAVE TË NIVELIT TË PARË DHE DIPLOMAVE ME CIKËL TË UNIFIKUAR ME NUMËR TË MBYLLUR NË NIVEL KOMBËTAR.


AVVISO – 27/06/2014
Si rammenta ai gentili studenti che il termine ultimo per le procedure di preiscrizione alle università italiane per l’a.a 2014 – 2015 rimane la data del 30 giugno 2014.


Le informazioni più importanti sul sistema universitario italiano, inclusi i corsi in lingua inglese si possono consultare ai seguenti link: http://www.esteri.it/MAE/IT/Ministero/Servizi/Stranieri/Opportunita/Master_Dottorati.htm.
http://www.uni-italia.it/it/corsi-in-inglese


Si fa presente inoltre che le Università e le scuole a livello universitario abilitate a rilasciare titoli di studio validi in Italia sono consultabili qui