Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Sfilatë bamirësie e organizuar nga Ambasada Italiane dhe Luisa Spagnoli për mbledhjen e fondeve për Shtëpinë e Foshnjës së Durrësit.

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Kompania e modës Luisa Spagnoli, organizuan më datë 27 mars, pranë Rezidencës së Italisë një sfilatë për të paraqitur koleksionin Pranverë-Verë 2014 të Luisa Spagnoli-t, e vetmja kompani aktive në prodhimin dhe shpërndarjen e veshjeve dhe aksesorëve për femra në tregun shqiptar me një pikë shitjeje të drejpërdrejtë.

Të gjithë pjesëmarrësit ofruan një kontribut për mbledhjen e fondeve që do t’i shkojnë Shtëpisë së Foshnjës së Durrësit, strukturë shtetërore që strehon 50 fëmijë jetimë të moshave nga 0 në 6 vjeç. Instituti ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe për materiale dhe shërbime për të përmirësuar kushtet e jetesës së fëmijëve. 


Ishin të pranishëm përsonalite të politikës, biznesit, kulturës dhe artit dhe medias.