Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

MARRËVESHJE AMBASADA E ITALISË – POSTA SHQIPTARE: PROÇEDURAT E REJA TË THJESHTUARA PËR PËRKTHIMIN/LEGALIZIMIN E DOKUMENTAVE SHQIPTARE QË DO TË PARAQITEN NË ITALI DHE MARRËVESHJA PËR TARIFAT E LEHTËSUARA PËR STUDENTET PËR PARA-REGJISTRIMET NË UNIVERSITETET ITALIANE. 

Është firmosur më 18 qershor 2014 marrëveshja shtesë midis Postës Shqiptare dhe Ambasadës së Italisë në Tiranë.


Studentët pasi kanë paraqitur personalisht dokumentacionin e para-regjistrimit në sportelin e Ambasadës, nuk duhet të paraqiten përsëri pranë sporteleve të saj por duhet të dërgojnë dokumentat nëpërmjet Zyrave të Postës Shqiptare në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës, Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Peshkopisë.


Kujtojmë se dokumentat që duhet të paraqiten pranë Universiteteve italiane duhet më parë të pajisen me vulën apostille pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare e të përkthehen nga ana e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë ose nga një përkthyes i betuar i njohur nga Ministria e Drejtësisë shqiptare.


Dokumentat që studentët duhet të paraqesin janë:


• Pasaporta;
• Dokumentacioni shkollor: (nëse nuk është dorëzuar pranë Kancelarisë Konsullore) Diploma e Pjekurisë dhe/ose Diploma Universitare, lista e provimeve të mbrojtura dhe Programi i detajuar i studimeve;
• Formulari i kërkesës për vizë me dy foto me ngjyrë dhe i firmosur;
• Deklarata mbi të dhënat personale e firmosur;
• Dokumentacioni për vendqëndrimin në Itali;
• Siguracioni shëndetësor për studim;
• Vërtetim bankar;
• Zarf bosh për kthimin e dokumentacionit i cili duhet të mbajë adresën e saktë.


Tarifat e shërbimit postar të ofruar nga Posta Shqiptare:


Tarifat për shërbimin ekspres për studentët në të gjithë territorin kombëtar janë si vijon: 200 lekë  (100 lekë për paraqitjen e dokumentave në Ambasadën e Italisë dhe 100 lekë për dorëzimin e dokumentave dhe të pasaportës tek dërguesi).


NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Informacionet e mësipërme janë të vlefshme vetëm për rrethin konsullor të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Italisë në Tiranë, domethënë për ata që janë banorë në rrethet shqiptare në vijim: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll e Kolonjë.