Përurimi të martën 9 shtator 2014, ora 19
Vijon në Tiranë projekti ekspozitiv për Institutet Italiane të Kulturës së Kölhn-it, Strasburg-ut, Tiranës dhe Zagreb-it, i artit bashkëkohor KUFIJ, gjuhë, hapësira, sende, njerëz, ideuar dhe kuruar nga Martina Corgnati, me rastin e semestrit italian të presidencës evropiane. Katër janë artistët italianë të përfshirë, që do të ekspozojnë me radhë në katër Institutet, janë: Maria Cristina Carlini, Agostino Ferrari, Agnese Purgatorio dhe Donatella Spaziani.
Pas përurimit të projektit me vera e Agnese Purgatorio-s, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë mirëpret personalen e Agostino Ferrari-it, kuruar nga Martina Corgnati, që do të inaugurohet të martën 9 shtator 2014 në orën 19, pranës Pallatit të Kulturës, Sheshi Skënderbej.
Artisti (Milano, 1938) prej vitesh punon mbi temën e shenjës, protagonist i një narrative autoreferenziale dhe e tëra anikonike (pa imazhe) që për shumë vite i është përafruar gjuhës pa arritur kurrë të shkrihet në të. Është ky, në fakt, “kufiri” që Ferrari koncepton me qartësi dhe origjinalitet: atë mes shenjës si element domethënës apo eksklusivisht estetik dhe formal, përbërës thelbësor në historinë e abstraksionit dhe të kulturës artistike bashkëkohore. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, më pas, hulumtimet e Ferrari-it zgjerohen edhe në “kufirin” mes hapësirës së brendshme në tabllo që shenja, mjaft dinamike, vazhdimisht përshkon dhe lidh, duke përafruar hapësira të zeza, të mëtejshme dhe të panjohura, me të tjera në eksperiencës dhe të vështrimit të spektatorit.
Në këtë cikël të fundit punimesh, titulluar Brenda-Jashtë, bëjnë pjesë njëzet telajo të prezantuara në këtë ekspozitë: vepra të realizuara në akrilik, teknikë e përzier dhe rërë, të cilës i bashkohen disa projekte të vogla që artisti përdor si pikë nisje në realizimin e çdo vepre. Nga e zeza e thellë, metaforë e të panjohurës por edhe të mundësive të palimituara që presin njeriun përtej pragjeve të njohjes aktuale, shenja aventurohet në hapësirën tonë për të sygjeruar horizonte të reja, protagoniste e vërtetë e një skene të formave që Lucio Fontana kishte përhapur në pëlhurën e vetë telajos ndërsa Ferrari ka dashur gjithmonë ta mbajë në kuadër të pikturës.
Agostino Ferrari Nis profesionalisht aktivitetin e tij artistik në vitin 1961 me ekspozitën e parë personale pranë Gallerisë Pater në Milano. Në vitet ’62-’63, me piktorët Vermi, Verga, Sordini, La Pietra dhe me kritikun Alberto Lucia themelon Grupin e Cenobio-s. Nga ky moment fillon kërkimi i shenjave të Agostino Ferrari-t, që do të jetë tema kryesore e gjithë veprimtarisë së tij deri më tani. Në ’64-’65 kalon dy sezone në Nju Jork, ku njihet me disa artistë amerikanë, duke përfshirë George Segal dhe Claes Oldenburg. Në 1966, Lucio Fontana paraqet ekspozitën e tij personale në Milano. Në vitin 1967 merr Çmimin Mirò për vizatim në Barcelonë. Më vonë, me artistë të tjerë, ekspozon në Kunsthaus në Zyrih dhe mban një retrospektivë në Rotonda della Besana në Milano; Në vitin 1978, hap ekspozitë në Dallas, në Contemporany Art Gallery. Në vitet e mëvonshme paraqet ekspozita personale dhe në grup në shumë qytete të Italisë dhe Evropës. Veprat e tij gjenden në shumë koleksione private dhe publike italiane dhe të huaja.
Agostino Ferrari – Brenda- Jashtë
Istituto Italiano di Cultura di Tiran – Pallati i Kulturës, Sheshi Skënderbej
nga 9 shtator deri më 26 shtator 2014