Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Paraqitja e rezultateve të misionit te trete operativ  te mbikqyrjeve ajrore per zbulimin e parcelave me lende narkotike per periudhen janar – qershor 2014.  

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe Ambasadori i Italise Massimo Gaiani kane paraqitur sot rezultatet e misionit te trete operativ  te mbikqyrjeve ajrore per zbulimin e parcelave me lende narkotike per periudhen janar – qershor 2014. Aksioni i ndermarre kryhet ne kuader te Protokollit Operativ te nenshkruar ne maj 2012 ndermjet Departamentit per Sigurine Publike italiane dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit shqiptare. Protokolli ka perfaqesuar nje etape te rendesishme ne luften kunder kriminalitetit te organizuar dhe bashkepunimit ndermjet dy forcave te policise se dy Vendeve, te impenjuar maksimalisht dhe cdo dite ne luften kunder trafikut nderkombetar te lendeve narkotike.


Kjo faze e trete operative, mbas monitorimeve te viteve 2012 dhe 2013 eshte kryer me nje avion te Guardia di Finanza i cili ka qene i pajisur me sistem zbulimi te vene ne dispozicion nga Universiteti i Dyte i Napolit. Ky sistem perdor sensore hiperspektral qe jane ne gjendje te zbulojne  lende te ndryshme organike  te pranishme ne territor  si dhe aparate fotografike te nje cilesie te larte.  Aktiviteti  ka angazhuar 48 operatore te Guardia di Finanza dhe 10 kerkues te Qendres Benecon te Universitetit te Napolit  qe nen drejtimin e  Ministrise se Brendshme Italiane jane alternuar duke garantuar nje zgjidhje te vazhdueshme me qellim mbulimin e te gjithe periudhes se misionit.  Kostoja e gjithe operazionit, vetem per Qeverine Italiane, ka qene 630 mije Euro.


Ne baze te elementeve informative te transmetuar nga policia e shtetit shqiptar si dhe fale kohezgjatjes me te madhe te kesaj faze te trete operative, mbikqyrjet ajrore jane shtrire, vetem per vitin 2014,  ne nje siperfaqe 15 % me te madhe ne territorin shqiptar se ajo e viteve te kaluar. Ne kete menyre ka qene e mundur te zbuloheshin 798 zona te dyshimta ku saktesisht 770 kane rezultuar te kultivuara me cananbis sativa. 
Ne veçanti kane  qene te rendesishem monitorimet nga ajri me te detajuar mbi zonen e Lazaratit, qe kane bere te mundur te lokalizohen  me nje saktesi shume te larte, parcelat ne brendesi te fshatit, duke u mundesuar nderhyrjen Autoriteteve shqiptare perkatese.


Ambasadori Gaiani ka deshmuar kenaqesine e Qeverise italiane per bashkepunimin me autoritetet shqiptare, dhe ne veçanti me Ministrine e Brendshme dhe  Policine e Shtetit per aktivitet e siperpermendura, rezultatet e te cilave kane nenvizuar suksesin si per palen italiane ashtu edhe per ate shqiptare, duke kontribuar ne perforcimin  e impenjimit te Tiranes zyrtare ne prioritetet e percaktuara pergjate rrugetimit te saj europian dhe ne veçanti luften kunder kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike dhe krimit te organizuar.