Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Konferenca e hapjes se projektit “Lehtesimi i hyrjes ne boten e punes dhe krijimi i bizneseve te reja ne Jug te Shqiperise”

Me 30 tetor 2014, prane Qendres Sociale Murialdo ne Fier, ne prani te Ambasadorit te Italise Massimo Gaiani dhe te Drejtorit te Zyres se Bashkepunimit per Zhvillim, Andrea Senatori, u mbajt Konferenca e hapjes se projektit “Lehtesimi i hyrjes ne boten e punes dhe krijimi i bizneseve te reja ne Jug te Shqiperise”.

Kjo nisme eshte bashkefinacuar nga Kooperacioni italian me nje shume prej rreth 500.000 Euro dhe eshte promovuar nga OJF ENGIM ne partneritet me Qendren Sociale Murialdo. ENGIM dhe Qendra Sociale Murialdo  kane nje prani te konsoliduar ne Shqiperi qe prej mesit te viteve ‘90 dhe nje pervoje te gjate ne sektorin e formimit profesional dhe orientimit ne punesim.


Projekti aktual synon te permiresoje oferten e formimit profesional dhe te fuqizoje menyrat e aksesit ne tregun e punes ne prefekturen e Fierit. Ne kete kontekst, veprimtarite e parashikuara nga projekti synojne, nga njera ane fuqizimin e sistemit te orientimit, formimit dhe rikualifikimit profesional, e nga ana tjeter, krijimin e vendeve te reja te punes me ane te stazheve dhe dhenies se bursave per fillimin e ndermarrjeve te vogla.
Aktiviteti filloi me nje vizite ne Qendren Murialdo per te treguar veprimtarite e projektit dhe hapesirat e krijuara per kete qellim.
Me pas, Ate Giovanni Salustri, Drejtor i Qendres Sociale Murialdo hapi ceremonine e fillimit te projektit duke u uruar mireseardhjen te pranishmeve dhe duke falenderuar ne menyre te vecante Kooperacionin italian si dhe autoritet e tjera qe mbeshtesin vepren e tyre.


Gjate fjales se tij Ambasadori Massimo Gaiani theksoi se “kjo nisme eshte ne vazhdim te projekteve te shumta te financuara nga Kooperacioni italian ne Shqiperi ne sektorin e formimit profesional dhe punesimit gjate ketyre viteve. Me ane te nismave si kjo, Kooperacioni italian synon te mbeshtese me tej procesin e integrimit evropian te Shqiperise edhe ne sektorin e formimit profesional, duke qene te ndergjegjshem per faktin se ai perfaqeson nje instrument thelbesor per zhvillimin e qendrueshem te Vendit.” 


Drejtori i Qendres Kombetare te Punesimit, Genc Kojdheli u shpreh “shume i kenaqur nga suksesi i veprimtarive te shumta te formimit profesional, orientimit per punesim dhe fillimit te krijimit te ndermarrjes, te cilat zhvillohen ne Qendren Sociale Murialdo. Keto veprimtari, – vazhdoi Drejtori Kojdheli – jane plotesisht ne harmoni me Strategjine Kombetare te Punesimit 2014-2020 te Qeverise shqiptare, e cila mbeshtetet pikerisht keto parime te zbatuara ne Qendren Sociale Murialdo”.


Gjate konferences e moren fjalen dhe Roberto d’Amato, Drejtor i Projektit ENGIM Shqiperi, Baftjar Zeqaj, Kryetar i Bashkise Fier, Xhevit Bushaj, Prefekt i Fierit, Arben Beta, Drejtor i Zyres se Punes Fier, Shkelqim Allkaj, Drejtor i Departamentit te Arsimit dhe Ilir Qafa, Drejtor i Zyres se Proves – Fier.