Tiranë, 20-21 tetor 2014
Ambasada e Italisë në Tiranë – Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Në kuadrin e aktiviteteve të Presidencës italiane të Këshillit të Bashkimit Europian, Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizojnë në Tiranë, ditën e hënë dhe të martë datë 20 dhe 21 tetor, Konferencën me titull “Shqipëria dhe Italia: një partnership për Europën”. Aktiviteti do të artikulohet në dy ditë. Cerimonia përuruese do të mbahet ditën e hënë datë 20 tetor, në orën 17.00 pranë Pallatit të Kongreseve. Ndërsa punimet e konferencës do të mbahen ditën e martë 21 tetor, prej orës 09.00 në sallën Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Synimi, pak muaj pasi Shqipëria ka marrë statusin e Vendit kandidat, është të reflektohet mbi të ardhmen e Shqipërisë duke marrë shkas nga roli që ka pasur Italia në procesin e integrimit të Vendin në Europë, duke e vendosur këtë perspektivë dypalëshe në kuadrin më të gjerë strategjik të zgjerimit të Bashkimit Europian në gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor dhe të bashkëpunimit rajonal në këtë zonë.
Aktiviteti do të hapet me një ceremoni përuruese ditën e hënë, duke nisur nga ora 17.00, në Sallën e Konferencave të Pallatit të Kongreseve. Do të paraqesin nismën Ambasadori i Italisë Massimo Gaiani dhe Prof. Lorenzo Ornaghi, këshilltar i Bordit të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë. Do të marrin fjalën Jean-Eric Paquet, Drejtor për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Euopa; Pier Ferdinando Casini, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Senatit dhe Edi Rama, Kryeminister i Republikës së Shqipërisë.
Punimet e Konferencës do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së nesërme, e martë 21 tetor, në sallën Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Fjalën përshëndetëse do ta mbajë Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina.
Punimet do të zhvillohen si më poshtë:
Në orën 9.00 do të mbahet një Lectio Magistralis nga Prof. Romano Prodi, me titull “Europa e së ardhmes: dyer të mbyllura apo dyer të hapura?”.
Në orën 10.30 do të nisë paneli ekonomik, i moderuar nga z. Stefano Folli, gazetar i “Il Sole 24 Ore”. Do të marrin fjalën, në këtë rend: Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Gian Maria Gross-Pietro, Kryetar i Këshillit Drejtues të Bankës Intesa Sanpaolo, Paolo Costa, Kryetar i Autoritetit Portual të Venezia-s, Milva Ekonomi, Zëvendës Ministre e Shëndetësisë, Carlo Crea, Drejtor i Çështjeve Ndërkombëtare i Rrjetit Elektrik Terna, Riccardo Delleani, President i Telecom Italia Sparkle, Giampaolo Russo, TAP Italy Country Manager.
Prej orës 15.00 deri në orën 17.00, do të zhvillohet paneli akademik. Nën moderimin e Prof. Silverstro Montone (Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Politike të Universitetit ZKM), do të marrin fjalën, në këtë rend: Prof. Federico Niglia (Universiteti LUISS i Romës), Prof. Tritan Shehu (Universiteti Katolik ZKM), Z. Remzi Lani, themelues i Institutit Shqiptar të Medias, Prof. Damiano Palano (Universiteti Katolik Sacro Cuore), Prof. Paulina Hoti (Universiteti Katolik ZKM) dhe Z. Gledis Gjipali, Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri.
Me këtë konferencë hapet edhe Java e XIV e Gjuhës Italianë në Botë (20-25 tetor 2014), që këtë vit që do të ketë si lajtmotiv Europën në lidhje me kufijtë e rinj të botimit dhe përhapjes së dijes: “Të shkruash Europën e re: botimet italiane, autorë dhe lexues në epokën dixhitale”. Synimi i Javës së Gjuhës është vlerësimi i rolit të librit, në format e ndryshme të botimit (në letër apo dixhital), në zhvillimin e konceptit të Europës si vegwl për përhapjen e kulturës dhe pwr civilizimin e shoqërisë.
Në Konferencë do të jenë të pranishëm, ndër të tjerët, edhe studentët e gjuhës italiane që në muajt prill dhe maj të këtij viti u bënë pjesë të “2014: Të përgatitemi për Eurpën”, projekt italian për formimin europian – nën kujdesin e Ambasadës së Italisë dhe mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës – që u realizua në shkollat dhe universitetet e 6 qyteteve (Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër), duke zbatuar në Shqipëri formatin didaktik të Punto Europa Direct të Forli-së (Universiteti i Bologna-s) dhe qendrës së Ekselencës Jean Monnet, të njohur nga Komisioni Europian. Konferenca do të kurorëzojë edhe këtë përvojë pozitive kulturore që në muajt e shkuar ka përfshirë mbi 1000 nxënës dhe studentë shqiptarë, duke sjellë në një vend të huaj realitetet akademike dhe institucionale të Sistemit Itali.
Programi i konferencës Shqipëria dhe Italia: një partnership për Europën.