Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh kënaqësinë e saj të thellë për raportin e publikuar sot nga Komisioni Evropian, në të cilin
rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Bëhet fjalë për njohjen e duhur të reformave të rëndësishme të zbatuara nga Vendi si dhe aspiratën legjitime të shtetasve
shqiptarë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në qershor hapet rruga drejt miratimit të rekomandimit në Këshillin Evropian, prandaj do të jetë i nevojshëm tani dhe në
të ardhmen një angazhim më i madh në veprimtarinë reformuese të Vendit.Mbështetja e fuqishme e propozuar nga Komisioni për negociatat mbi kapitujt që lidhen me Shtetin e të drejtës do të jetë një instrument i dobishëm në mënyrë që
rezultatet e arritura deri tani të konsolidohen më tej në të ardhmen e afërt.
Italia, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e hapjes së negociatave me Shqipërinë, do të vazhdojë të mbështesë Tiranën në
rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.