Vizë hyrëse – Për Studim “Regjistrim në Universitet” Viti Akademik 2018-2019
KUJDES: Ju kujtojmë të gjjithë studentëve që do të kërkojnë Vizën hyrëse për Studim -“Regjistrim Universitar” Viti akademik 2018-2019 të prenotojnë një takim nëpërmjet “PrenotoOnline” duke zgjedhur shërbimin Vizat/ Studim-Erasmus-Regjistrim Universitar dhe jo shërbimin Zyra e Studimeve/Shkollat/Studentët
Studentët me banim në juridiksionin e Kancelarisë Konsullore të Tiranës, të cilët kanë paraqitur kërkesë për para-regjistrim universitar pranë kësaj Kancelarie konsullore, mund të bëjnë kërkesë për vizë studimi “regjistrim në universitet” duke marrë takim në Zyrën e Vizave, nëpërmjet shërbimit Prenoto Online, duke filluar nga data 1 gusht 2018.
Studentët që kërkojnë të regjistrohen në “Degët me numër të mbyllur” mund të paraqesin kërkesë për vizë vetëm në qoftë se kalojnë provimin e pranimit.
Për të marrë pjesë në provim studentët shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë.
Kalimi i provimit duhet të dokumentohet me anë të një vërtetimi të lëshuar nga Universiteti që do të paraqitet në momentin e kërkesës për vizë.
DOKUMETET QË KËRKOHEN
1)Formulari i kërkesës për vizë krejtësisht i plotësuar nga studenti dhe që do të firmoset prej tij në sportel.
Studentët që janë ende minorenë në datën e kërkesës për vizë duhet të paraqiten në sportel të shoqëruar nga të dy prindërit, duke marrë secili takim në Prenoto Online. Kërkohet edhe paraqitja e certifikatës familjare e apostiluar;
2) Pasaporta me vlefshmëri mbi tre muaj nga data e skadencës së vizës;
3) Fotokopje të faqes së pasaportës me të dhënat personale;
4) 2 Fotografi të kohëve të fundit format dokumenti;
5) Certifikatë lindjeje në origjinal në formatin me shumë gjuhë e apostiluar, nëse nuk e keni dorëzuar në fazën e para-regjistrimit;
6) Deklaratë vlefshmërie e titullit të studimit shqiptar, që mundëson regjistrimin në Universitetet italiane (nëse nuk është kryer në fazën e para-regjistrimit);
7) Deklaratë mbi të dhënat personale, e plotësuar dhe e firmosur nga studenti;
8) Dokumentacion që vërteton vendbanimin në Itali:
– nëse do të jetoni pranë personave privatë: deklaratë mikpritjeje;
Fotokopje e një dokumenti identiteti të firmosur nga pritësi (nëse është shtetas i huaj: fotokopje e lejes së qëndrimit në vlefshmëri dhe kartës së identitetit; nëse është shtetas Italian: fotokopje të pasaportës ose e kartës së identitetit);
– nëse do të jetoni pranë enteve, institucioneve, kongregacioneve fetare: Deklaratë mikpritjeje nga enti, bashkë me një fotokopje të një dokumenti identiteti të firmosur nga ftuesi;
– kopje e kontatës së qirasë të firmosur, vlera e përgjithshme e së cilës do t’i shtohet kërkesave financiare minimale të pikës 11 të kësaj liste;
– nëse do të jetoni në hotele ose pensione: vërtetim prenotimi për një muaj. Shuma e pagesës të një vendqëndrimi të vlefshëm do t’i shtohet kërkesave financiare minimale të pikës 11 të kësaj liste;
9) Sigurim shëndetësor: policë sigurimi e kryer pranë shoqërive siguruese si shqiptare ashtu dhe italiane për të gjithë kohëzgjatjen e vitit akademik 2018-2019. Në rastin e policave të sigurimit shqiptare, ajo duhet të shoqërohet nga një deklaratë nga shoqëria e sigurimeve e cila specifikon “se nuk ka asnjë lloj limiti apo përjashtimi për tarifat e shtrimit spitalor në rast urgjence për të gjithë kohëzgjatjen e tij”;
10) Të ardhura financiare për jetesën: llogari rrjedhëse personale ME URDHËR BLLOKIMI, të hapur në një nga insitutcionet bankare italiane në Shqipëri që vërteton pasjen në emër të studentit të vlerës minimale të të ardhurave financiare të vendosura nga MIUR prej €5.890,00 në vit.
Për të vërtetuar këtë kërkesë nuk mund të përdoren para në dorë, garanci ekonomike të dhëna nga persona jashtë familjes, fidejucione bankare apo police fidejucionare.
Kërkohet gjithashtu paraqitja e dokumentacionit të apostiluar dhe të përkthyer në italisht, që vërteton situatën e përgjithshme ekonomike të familjes (vërtetime pune të pjesëtarëve të familjes, prona, të ardhura të tjera).
Nëse keni fituar një bursë studimi e cila nuk e mbulon shumën e caktuar nga MIUR, atëherë studenti duhet të paraqesë garanci financiare për diferencën e mbetur;
11) Disponibilitet mbi shumën që duhet për riatdhesim (me avion rreth €200) e cila mund të vërtetohet edhe me biletën e kthimit;
12) Certifikatë e njohjes së gjuhës: vërtetim i njohjes së gjuhës italiane jo më poshtë se niveli B2 i Këshillit të Evropës (vetëm për degët në italisht); për degët universitare në gjuhë të huaj, vërtetime të barasvlefshme;
13) Deklaratë nga Universiteti i përzgjedhur që vërteton kalimin e provimit të pranimit (vetëm për degët me numër të mbyllur).
14) Deklaratë mbi mospasjen nevojë të marrjes pjesë në provimin e pranimit në degët universitare (vetëm për degët me numër të hapur);
15) Kujdestari e plotë për studentin në moshë të mitur:
– akt dakordësie mbi largimin jashtë shtetit të të miturit, të firmosur para noterit nga të dy prindërit mbi bazën ligjore shqiptare, të apostiluar dhe të përkthyer në italisht;
– garanci e dokumentuar mbi kujdestarinë dhe mbrojtjen e vazhdueshme të minorenit gjatë qëndrimit, e vërtetuar për shembull në format e mëposhtme:
a) sistemim në konvikt dhe deklaratë e marrjes së përgjegjësisë mbi minorenin nga ana e Rektorit të Kolegjit bashkë me një fotokopje të dokumentit të këtij të fundit;
b) vendim të Gjykatës italiane përkatëse për të Miturit mbi kujdestarinë në emër të një të besuari të prindërve, me qëndrim të rregullt në Itali, që mban përgjegjësi derisa minoreni të mbushë moshën 18 vjeç;
Raste të veçanta: Për regjistrimet në masterat pasuniversitar dhe doktoraturë, kandidatët paraqesin kërkesë direkt pranë Universiteteve, duke ndjekur procedurat dhe skadencat e tyre; pas konfirmimit të pranimit, kandidatët bëjnë kërkesë për vizë për arsye studimi. Dokumentacioni që kërkohet është i njejtë me pikat 1, 2, 3, 4, 5, 8, 9, 10 (kërkesës prej €5.980,00 i shohet dhe kostoja totale e kursit të studimit), 11, 12, 13.
Kërkesa për vizë studimi për regjistrim universitar kërkon një pagesë prej €50, e cila nuk kthehet mbrapsht.
Pas verifikimit të kërkesave sipas ligjit, Ambasada italiane do të lëshojë vizat hyrëse për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton njohjen e titujve apo regjistrimin, të cilat mbeten kompetencë eskluzive e Universiteteve.
KUJDES: për dorëzimin dhe kthimin e pasaportës dhe dokumentave përmes Postës, studentët duhet t’i paguajne Postës një tarifë speciale unike dhe të përgjithshme prej rreth 200 lekësh (përfshirë TVSH-në) për të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Përditësime të mundshme do të publikohen në sitin e kësaj Ambasade.