Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Deklaratë e Ambasadorit të Italisë, Alberto Cutillo, në lidhje me protestën e datës 21 shkurt 2019

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, në prag të protestës së planifikuar për nesër në Tiranë, deklaroi:
“Protestat janë një mjet legjitim i shprehjes në një shoqëri demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe aq më pak, akte të dhunshme. Uroj që protesta e nesërme të jetë paqësore dhe që të respektohen plotësisht institucionet e shtetit. Çdo formë e dhunshme e kundërshtimit do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane”.