Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

21 mars, Dita e kujtesës dhe e angazhimit në përkujtim të viktimave të mafies në të gjithë botën

Në datën 1 mars 2017, me votën unanime të Dhomës së Deputetëve, u miratua projekt ligji që përcakton datën 21 mars si “Ditën e kujtesës dhe të angazhimit në përkujtim të viktimave të mafies në të gjithë botën”. Në këtë ditë, Ambasada e Italisë në Tiranë përkujton Hyso Telharajn, një i i ri shqiptar i cili u vra njëzet vjet më parë, më 8 shtator 1999, nga mafia e capolarato-s.

Përmes historisë së tij, Ambasada e Italisë përfiton nga rasti që të përkujtojë të gjitja viktimat e pafajshme të mafies në të gjithë botën. Përkujtimi i tyre është i nevojshëm për të krijuar një ndërgjegje kolektive e frymëzuar nga vlerat e ligjshmërisë dhe të drejtësisë, me qëllim krijimin dhe zbatimin e mekanizmave të kontrollit si dhe ligje të afta të luftojnë krimin e organizuar.