Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Njoftim për qytetarët italianë në lidhje me protestën e planifikuar në Tiranë për ditën e mërkurë, 13 mars 2019

Të mërkurën, më 13 mars 2019, duke filluar rreth orës 10.00, do të zhvillohet një protestë politike në qendrën e Tiranës, pranë Parlamentit të Republikës (zona pedonale Xhorxh Bush dhe bulevardi “Zhan Dark”).

Rekomandohet të qëndrohet larg zonave në fjalë, të shmangen tubimet, të ndiqen përditësimet përmes organeve të shtypit dhe, në përgjithësi, të bëhet kujdes maksimal.

Theksojmë gjithashtu se protesta mund të krijojë vështirësi qarkullimi në rrugët hyrëse të qytetit.