Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Italia mbështet arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri

Qeveria italiane ka akodruar një kredi të butë me vlerë 5 milion euro për arsimin dhe trajnimin profesional në Shqipëri. Marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Cassa Depositi e Prestiti s.p.a. u miratua nga Parlamenti Shqiptar më 23 korrik.

Në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Formimit Profesional 2014-2020 dhe me programimin e fondeve IPA II (2014-2020), iniciativa italiane në mbështetje të formimit profesional parashikon ngritjen e një Qendre Multifunksionale Trajnimi pranë Istitutit Bujqësor “Rakip Kryeziu” në Fier dhe fuqizimin e Shkollës Mekanike Bujqësor në Lushnje, me kujdes të veçantë ndaj favorizimit të hyrjes në botën e tregut të studentëve të studentëve të dy instituteve.

Projekti ka kohëgjatje tre vjeçare. Kredia e butë, me vlerë 5 milionë euro me normë interesi zero, do të paguhet për 22 vjet, do të ndahet në katër komponentë: 1.26 milionë euro do të përdoren për financimin e rehabilitimit dhe ndërtimit të infrastrukturave; 2.24 milionë euro për financimin e laboratorëve dhe pajisjeve; 1.33 milionë euro për financimin e asistencës teknike institucionale dhe 162 mijë euro asistencë për institucionet shqiptare.