(ANSA) – BRUKSEL, 18 tetor – “Një gabim historik”. Kështu e përkufizoi Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte mosarritjen e një qëndrimi të përashkët në lidhje me procesin e zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Shkoi keq,” tha Kryeministri Conte duke sqaruar se “nuk ishte e nevojshme të hapeshin negociatat, do të kishte qenë e mjaftueshme të nisej procesi. Ishte një gabim historik. U gjendem pranë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
“Ky, – vazhdoi Conte – ishte një takim me historinë; në 1400 këto komunitete ranë nën sundimin e perandorisë osmane, pas Luftës së dytë botërore ranë nën regjimin komunist. Kanë një jetë të tërë që duan të hyjnë në Europë, që aspirojnë të hyjnë në Europë. Data e djeshme, në vitin 2019, do të mbahet mend si data e një gabimi të rëndë historik”.
“Duhet të ishin hapur patjetër – vazhdoi Kryeministri – nuk bëhej fjalë për anëtarësim, por thjesht për të filluar bisedimet për integrimin. Më vjen shumë keq. Evropa, Komisioni dhe të gjithë ne kemi qenë deri më këtu promotorë të një projekti reformues. Shpresoj që ky zhgënjim të mos i dëshpërojë më tej. Italia do të jetë gjithmonë pranë për ta.”