Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ceremonia e fillimit të projektit “Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës Shqiptare”

Tiranë – Sot, Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, Zëvendës Presidenti i Këshillit të Lartë të Magjistraturës Italiane, David Ermini dhe Drejtori i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Luca Maestripieri do të përurojnë fillimin e projektit “Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës shqiptare në kuadër të reformës kushtetuese”.

Në ceremoninë e fillimit të projektit do të zhvillohet pranë selisë së re të Shkollës së Magjistraturës në prani të Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, dhe të shumë personaliteve të sistemit shqiptar të Rule of Law dhe të partnerëve më të mëdhenj ndërkombëtarë aktivë në këtë sektor.

Projekti, me një vlerë prej 300 mijë euro-sh, vjen si rrjedhojë e një kërkese të shprehur në mënyrë unanime nga Qeveria shqiptare dhe nga bashkësia ndërkombëtare: mbështetje për reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Formimi i gjykatësve dhe i prokurorëve të rinj shqiptarë do të mundë tw japë ndihmesë në forcimin e sistemit gjyqësor shqiptar.

Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim ka ndërmarrë për këtë qëllim hapa konkretë për të siguruar si Ent Zbatues të nismës në fjalë Këshillin e Lartë të Magjistraturës italiane. Falë prestigjit dhe funksioneve të Këshillit të Lartë të Magjistraturës do të jetë e mundur që të garantohen plotësisht rolet dhe veçoritë

e specialistëve të nevojshëm si dhe të realizohet një veprim i bashkërenduar me institucione të tjera të ekselencës italiane si Agjencia Kombëtare Antikorrupsion dhe Shkolla e Magjistraturës Italiane.

Projekti pra, ka për qëllim të jetë përgjigjja e parë e integruar italiane ndaj kërkesave të sistemit të drejtësisë shqiptare. Këto kërkesa do të thellohen më tej në të ardhmen e afërt dhe, sipas gjasës, do të jenë objekt i një pakete të re nismash – të parashikuara për 2020 – me objektiv konsolidimin e rolit të Kooperacionit Italian si partner prestigjioz dhe pikë referimi për sektorin e Rule of Law në Shqipëri.