Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Tërmeti në Shqipëri: Shërbimet e ndihmës së Bashkisë së Tiranës

Si pasojë e ngjarjeve të orëve të fundit, Bashkia e Tiranës ka shpërndarë informacionin në vijim:

  1. Pranë Teatrit Kombëtar është ngritur një pikë për të mbledhur veshje, mbulesa dhe ushqim.
  2. Spitali Hygeia (tel. 042390000), Spitali Continental (tel. 0697004000) dhe Spitali Amerikan – American Hospital Albania (tel. 042357537) ofrojnë shërbime shëndetësore falas.
  3. Mundësi për t’u strehuar pranë qendrave sociale në dispozicion nga Bashkia e Tiranës në Shkozë, Kombinat, Bulevardi Zogu i Parë, 5 Maji dhe Lanabregas.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në numrin 0800888.