Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Masa të ndërmarra nga Autoritetet italiane në mbrojtje të shëndetit publik për të përballuar gjendjen e emergjencës COVID-19 (CORONAVIRUS)

Në datën 23 shkurt Këshiilli i Ministrave miratoi një Dekret Ligj i cili përcakton masat urgjente në mbrojtje të shëndetit publik për frenimin dhe menaxhimin e emergjencës epidemiologjike nga COVID-19. Normativa parashikon që në Komunat apo në zonat në të cilat rezulton pozitiv qoftë edhe një person i vetëm për të cilin nuk dihet burimi i transmetimit apo në të cilat, gjithësesi, haset një rast i cili nuk ka prejardhje nga zonat e prekura nga virusi, autoritetet kompetente janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme për frenimin në përputhje me zhvillimin e situatës së epidemiologjisë.

Ndër masat e parashikuara janë të përfshira, ndër të tjera, ndalimi i largimit apo i hyrjes në territorin e Komunës apo të zonës së prekur; pezullimi i manifestimeve, i aktiviteteve apo i çdo lloj forme mbledhjeje në vende publike apo private; pezullimi i shërbimeve edukative të fëmijëve dhe të shkollave si dhe udhëtimet shkollore; pezullimi i hapjes së muzeve për publikun; pezullimi i procedurave të konkurseve dhe të veprimtarive të zyrave publike, me përjashtim të shërbimeve parësore dhe me interes publik; vendosja e karantinës me mbikqyrje aktive ndaj personave të cilët kanë pasur kontakte të ngushta me personat e prekur nga virusi si dhe detyrimi, për cilindo që ka hyrë në territorin e Italisë nga zonat me rrezik epidemiologjik, të vërë në dijeni Departamentin për parandalim të strukturës shëndetësore kompetente, për marrjen e masës së qëndrimit në banesë, në mirëbesim, me mbikqyrje aktiv; pezullimin e veprimtarisë për disa lloj sipërmarrjesh si dhe mbylljen e disa llojeve të veprimtarive tregtare; mundësia e aksesit në shërbimet publike parësore dhe në ato tregtare për blerjen e artikujve parësorë të nevojshëm të kushtëzohet nga përdorimi i masave mbrojtëse vetjake; kufizimi i aksesit apo pezullimi i shërbimeve të transportit të mallrave apo të njerëzve, me përjashtim të rasteve të veçanta.

Për momentin, Komunat e Qarkut të Lomabardisë dhe të Venetos të cilat kanë vendosur masën e ndalimit të hyrjes dhe të daljës janë: Vo’ Euganeo, Codogno, Castiglione d’Adda, Casalpusterlengo, Fombio, Maleo, Somaglia, Bertonico, Terranova dei Passerini, Castelgerundo dhe San Fiorano. Megjithatë, edhe qytetet e mëdha si Milano dhe Venezia, kanë ndërmarrë disa masa parandaluese si mbyllja e shkollave apo pezullimi i veprimtarive kulturore, sportive e në përgjithësi aktivitetet publike. Lista me Qarqet dhe Komunat të cilat marrin masa ndaluese apo parandaluese mund të ndryshojnë në bazë të zhvillimit të situatës.