Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtare Luigi Di Maio, pati një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Biseda u përqëndrua në marrëdhëniet shumë të qëndrueshme dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë, të dëshmuara nga dërgimi i mjekëve shqiptarë gjatë fazave kritike të pandemisë në Itali si dhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj Tiranës.
Ministri Di Maio e falenderoi përzemërsisht Kryeministrin Rama për dërgimin e personelit shëndetësor në Itali në muajt më të vështirë të pandemisë së COVID-19 si dhe propozoi luftën ndaj virusit si fushën e re të bashkëpunimit mes Romës dhe Tiranës. Bashkëpunimi në luftën ndaj coronavirusit e forcon më tej partneritetin mes dy Vendeve edhe përsa I përket sfidave të krijuara në planin ekonomik nga emergjenca shëndetësore globale.
Ministri shprehu më tej vlerësimin për përparimet më të fundit të arritura nga Shqipëria në procesin e reformave të nevojshme në mënyrë që Vendi të bëjë hapa përpara në rrugëtimin e përafrimit drejt Bashkimit Evropian. Ministri konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj të ardhmes evropiane të Shqipërisë duke shprehur edhe një herë urinino e Italisë që çelja e negociatave të anëtarësimit tē mund të materializohet sa më parë.