Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Çmimi “Il Teatro Nudo” I Teresa Pomodoro-s

Shoqata No’hma promovon për vitin 2020/2021 Çmimin Ndërkombëtar “Il Teatro Nudo” i Teresa Pomodoro-s, i cili ka arritur në edicionin XII të tij, së bashku me Bashkinë e Milano-s, nën Patronazhin e Lartë të Presidentit të Republikës dhe me pjesëmarrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Çmimi Ndërkombëtar u ofron mundësinë artistëve dhe kompanive teatrore italiane e ndërkombëtare të bëhen pjesë e një rrethi artistik me qëllimin për të mbështetur një shkëmbim kulturor për të tejkaluar lirisht kufij dhe barriera, pa kufizime e programe.

Çmimi ka marrë këtë emër në kujtim të Teresa Pomodoro-s, e cila ka qenë frymëzim dhe shpirt i një koncepti të teatrit të hapur në të cilin bashkëpunojnë disiplina të ndryshme artistike që, në Hapësirën e Teatrit No’hma, “ndërveprojnë idealisht në spektakle, manifestime e takime, duke animuar, në këtë mënyrë, vendet e vetmisë shoqërore dhe margjinalizimit, në mënyrë që teatri të bëhet urë për të përjashtuarit e t’i bëjë ata protagonistë të artit të tij, duke rikthyer, tek ata, funksionin moral”.

Mund të marrin pjesë në Çmim produksione ndërkombëtare, artistë të të gjitha disiplinave, kompani, shoqata dhe institucione, jo vetëm kulturore dhe/ose artistike. Është parashikuar një Juri Ndërkombëtare, e përbërë nga personalitete të rëndësishëm të botës së kulturës, artit dhe shoqërisë civile dhe e drejtuar nga Livia Pomodoro, me ndihmën e një Jurie Spektatorësh. Për të marrë pjesë në përzgjedhjen në edicionin XII të Çmimit Ndërkombëtar, është e nevojshme të dërgohet materiali i kërkuar në rregullore në adresën e-mail nohma@nohma.it ose të dërgohet në adresën postare: Spazio Teatro No’hma Teresa Pomodoro Via Andrea Orcagna, 2 20131 Milano Itali. Për spektaklet që do të përzgjidhen nga Drejtoria Artistike, Spazio Teatro No’hma Teresa Pomodoro do të marrë në ngarkim çdo shpenzim lidhur me fjetjen, udhëtimin dhe skedën teknike. Rregullorja e plotë dhe informacione të mëtejshme gjenden në faqen www.nohma.org dhe në faqet përkatëse sociale.