Me rastin e Ditës së V të Dizajnit Italian në Botë – Italian Design Day -në Tiranë do të ekspozohet brezi i ri i dizajnit italian. Shtatë talente të reja – Ilaria Bianchi, Federica Biasi, Matteo Cibic, Serena Confalonieri, Antonio Facco, Elena Salmistraro, Tipstudio – do të ekspozojnë punimet e tyre, nga data 8 korrik deri më 30 gusht 2021, në Sallën “Tako Artistin” të COD – Center for Openness And Dialogue.
Ekspozita me titull ‘Dizajni i ri italian’ promovohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me IMF Foundation dhe nën kujdesin e Elisabetta Pisu.
Për më shumë informacion lexo Njoftimin për Shtyp