Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Ambasadori Bucci pret një delegacion SPAK (Tiranë, 15 mars)

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, priti dje delegacionin e përbërë nga prokurorë të SPAK, hetues të BKH dhe të Policisë së Shtetit, të kryesuar nga Kreu i Strukturës së Posaçme, Altin DUMANI. Delegacioni do të kryejë një vizitë trajnuese në Romë pranë Drejtorisë së Qarkut Antimafia dhe Antiterrorizëm si edhe pranë strukturave hetimore italiane të Policisë së Shtetit, Karabinierëve dhe të Guardia di Finanza.

Veprimtaria e rëndësishme trajnuese financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit EU4LEA, i menaxhuar nga një konsorcium shumëkombësh, në të cilin marrin pjesë Italia, Austria dhe Spanja, të udhëhequr nga Ministria e Brendshme italiane nëpërmjet Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, e cila ka caktuar Drejtuesin e Projektit (Drejtues i parë i Policisë së Shtetit) dhe Udhëheqësin e ekipit të projektit (Kolonel i Karabinierëve). Zyra qendrore e projektit ndodhet në Tiranë dhe përbëhet nga personel shqiptar me kualifikim të lartë nën drejtimin e Udhëheqësit të Ekipit.