Në epokën e internetit më në fund është realizuar profecia ndriçuese e Warren Buffet, “guru” absolut i financave amerikane, kur tha “Reputacioni: 20 vjet për ta ndërtuar, 5 minuta për ta shkatërruar”.
Reputacioni është baza jomateriale më e rëndësishme për çdo organizatë (korporatë dhe industriale, politike, institucionale, jofitimprurëse, etj.), dhe se ta ndërtosh atë e ta mbrosh nga “krizat” e shpeshta që e përfshijnë – është diçka shumë më komplekse dhe tërheqëse sesa thjesht “të kesh një zyrë të mirë shtypi”.
Në fund të fundit sot është e mundur – duke ndërtuar një reputacion të mirë, dhe mbi të gjitha duke mësuar ta mbrojmë atë kur kalon në krizë – të krijojmë vlera, për veten, për të tjerët, për organizatat për të cilat punojmë, duke i vendosur strategjitë tona brenda një kornize etikë që është e aftë të na lejojë të fitojmë edhe më shumë para, duke respektuar interesat e të gjithë stakeholder-ve tanë dhe në të njëjtën kohë duke dhënë një kontribut të prekshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve të lidhura ngushtë dhe profesionalisht si Italia dhe Shqipëria.
Drejtpërdrejt në youtube (16 mars, ora 16)6 mars, ora 16)