Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

DREJTORIA HETIMORE ANTIMAFIA ITALIANE- KOMUNIKATË PËR SHTYP

DREJTORIA HETIMORE ANTIMAFIA ITALIANE

NËNSHKRUAN PROTOKOLLIN E PJESËMARRJES

NË NETWORKUN @ON ME SHQIPËRINË

 

Më 12 korrik 2023 në Tiranë u nënshkrua pjesëmarrja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) të Shqipërisë në @ON Operational Network, i financuar nga Komisioni Europian – nën kujdesin e Drejtorisë Hetimore Antimafia. Ky projekt, me mbështetjen e rëndësishme të Europol-it, është një mjet i bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë që ndihmon në shkëmbimin e informacioneve dhe në bashkëpunimin operativ dhe që ka si qëllim financimin e hetimeve mbi grupe kriminale me aktivitet ndërterritorial, të cilët përbëjnë
një kërcënim për Bashkimin Europian dhe për secilin nga shtetet anëtare. Pjesëmarrja e BKH-së shqiptare vijon pjesëmarrjen e zyrës tjetër të policisë shqiptare – Drejtoria e Policisë Kriminale – të nënshkruar më 6 gusht 2020.

Deri më sot në këtë network të rëndësishëm marrin pjesë 37 vende dhe 44 agjenci/polici europiane dhe jo vetëm. Në këtë network, në fakt, bëjnë pjesë edhe forca policie të vendeve që nuk janë pjesë e BE-së, si FBI-ja e Shteteve të Bashkuara, Royal Canadian Mouted Police, policia australiane me bashkëpunimin e policive të Amerikës së Jugut.

Romë, 12 korrik 2023