Ju informojmë se janë hapur regjistrimet paraprake universitare për vitin akademik 2024/2025.
Procedurat e hyrjes, qëndrimit dhe regjistrimit të studentëve të huaj në Kurset universitare i gjeni në faqen web të Ministrisë së Universitetit dhe Veprimtarisë Kërkimore (MUR) Studiare in Italia.
Studentët e interesuar duhet të paraqisin kërkesën për regjistrimin paraprak nëpërmjet portalit “Universitaly”, në të cilin do të gjejnë çdo informacion të nevojshëm mbi studimet e ofruara nga Universitetet dhe Akademitë e Arteve (AFAM) italiane si edhe do të udhëzohen gjatë përzgjedhjes së rrugëtimit të tyre akademik. Portali është i ndarë në disa pjesë që paraqisin sistemin e arsimit të lartë në Itali, procedurat e regjistrimit në universitete si edhe këshilla të nevojshme mbi jetën e përditshme dhe detyrimet e para akademike dhe burokratike.
Shoqata Uni-Italia, OJF, mund t’u ofrojë mbështetjen e saj studentëve të huaj të cilët kërkojnë shërbime orientimi dhe asistence, edhe lidhur me procedurën e regjistrimit paraprak në Universitaly. Gjeni këtu faqen web të Shoqatës dhe adresën e-mail info@uni-italia.it.
Në momentin e pranimit të kërkesës për regjistrim paraprak nga ana e Institutit të Arsimit të Lartë të përzgjedhur, studentët do të mund të vijojnë me kërkesën për vizë të llojit “D” STUDIMI “regjistrim në universitet”.
Takimi për paraqitjen e kërkesës për vizë duhet të caktohet vetëm nëpërmjet portalit Prenot@mi.
Ju kujtojmë se pranimi paraprak nga ana e universitetit nuk përbën një të drejtë për marrjen e vizës së studimit.