MARINA USHTARAKE: ANIJA SHKOLLË PALINURO NDALESË Në DURRËS
Vizitë në anije nga ana e qytetarëve e cila do të mirëpritet edhe nga studentët nënoficerë të kategorisë së timonierëve
Me përmbylljen e ndalesës në Lussinpiccolo në Kroaci dhe pjesëmarrjen e e studentëve të vitit të 2° të kursit për marshall në kategorinë e timonierëve të Shkollës së Nënoficerëve të Taranto-s, nga data 30 korrik deri më datë 2 gusht anija Palinuro do të kryejë një ndalesë në Portin e Durrësit. Anija do të jetë e hapur për qytetarët, duke u dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të përjetuar një përvojë të paharrueshme në një prej perlave të marinës historike.
Orari gjatë të cilit do të jetë e hapur për publikun:
– e Martë 30 korrik, prej orës 16.00 deri më 20.00
– e Mërkurë 31 korrik, prej orës 09.00 deri më 12.00 dhe prej orës 16.00 deri më 20.00
– e Enjte 1 gusht, prej orës 09.00 deri më 11.30