Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Call for Proposals KEP 2024 – Afati 15 nëntor 2024

InCE-KEP

Sekretariati InCE bën me dije çeljen e thirrjes për paraqitjen e projekteve në kuadër të programit “Know-How Exchange Programme” (KEP) brenda datës 15 nëntor 2024 (11:59 pm CET).

Programi i lartpërmendur financohet tërësisht nga Qeveria italiane nëpërmjet Fondit InCE-BERZH dhe synon të nxisë zhvillimin social-ekonomik dhe përhapjen e vlerave dhe standarteve të BE-.

Programi KEP nxit bashkëpunimin mes enteve të Vendeve InCE anëtare të BE- dhe enteve të Vendeve InCE të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Subjektet juridike (si ato publike ashtu edhe ato private) me seli ligjore në Vendet InCE, me synim paraqitjen e projekteve, duhet të sigurohen që nismat e bashkëpunimit të jenë në dobi të partnerëve privatë apo publikë me seli ligjore në Vendet InCE jo anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndër veprimtaritë që mund të financohen janë:
a) asistencë teknike;
b) transferim i teknologjive, dijeve dhe praktikave më të mira;
c) seminare trajnuese;
d) transferim personeli me qëllim ofrimin e mbështetjes Vendeve përfituese në rrugëtimin e tyre të integrimit evropian, zhvillimin e aftësive dhe mbarëvajtjen e ekonomive të tregut;
e) planifikim dhe zhvillim infrastrukturor;
f) qendrueshmëri në sektorët e bujqësisë, energjisë dhe mjedisit.

Fondi InCE-BERZH ofron një financim jo më të madh se 40.000 euro për çdo projekt të pranuar; projektet mund të bashkëfinancohen deri në 50% të buxhetit total.

Për mënyrat e paraqitjes së propozimeve, ju këshillojmë të lexoni me vëmendje dokumentacioni që gjeni në faqen Web të dedikuar.