Më datë 18 nëntor 2024, me rastin e përvjetorit të tetëdhejtë e një-të, Zyra Ushtarake e Ambasadës së Italisë kujtoi Kolonel Ferdinando RAUCCI dhe Nënkolonel Goffredo ZIGNANI, të dy të nderuar me “Medalje e Artë për Vlera Ushtarake”, të vrarë nga nazistët më datë 17 nëntor të vitit 1943 pranë Manastirit ortodoks të Shën Joan Vladimirit, në hyrje të Elbasanit.
Për ngjarje të ndodhura në të njëjtën periudhë, Nënkolonel Goffredo ZIGNANI është nderuar edhe nga Shqipëria, në vitin 1997, me “Medalje e Artë e Shqiponjës për Shërbime Ushtarake”.
Gjatë ceremonisë, pas një fjale të shkurtër të mbajtur nga Atasheu Ushtarak Kolonel Agostino Piccirillo, u vendos, në “Heshtje Ushtarake”, një kurorë me lule pranë vendit brenda Manastirit ku ushtarakët u varrosën përkohësisht. Në veprimtarinë përkujtimore, përveç autoriteteve fetare dhe miqve, morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës.