Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

cred. Amb. 1
Ditën e premte, 24 janar, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Letrave Kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nga ana e Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Gjatë takimit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, theksuan lidhjen e fortë midis Italisë dhe Shqipërisë: një miqësi e hershme e shndërruar në partneritet strategjik, që duhet ushqyer e forcuar.