Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizitë e Ambasadorit Marco Alberti në Vlorë

KOL16130

Ambasadori Marco Alberti viziton Vlorën, një ndër qytetet më të rëndësishme shqiptare për praninë e Italisë si edhe seli e së vetmes Konsullatë të Përgjithshme në Vend.

Në takimet me Prefektin Plator Nesturi, Kryetarin e Bashkisë Ermal Dredha, Konsullin e Nderit në Gjirokastër, Teodor Bilushi dhe agjentin konsullor në Berat, Vladimir Çela, Ambasadori dhe Konsulli i Përgjithshëm Achille Provenzano diskutuan mbi mundësi dhe projekte, ide të reja, perspektiva bashkëpunimi në fusha të ndryshme si turizmi, infrastruktura, promovimi kulturor.

Italia është e pranishme por dëshirojmë të bëjmë më shumë. Së bashku.