Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Regjistrime universitare viti akademik 2025/2026 dhe kërkesë për vizë studimi

Informojmë se janë hapur para-regjistrimet për në institucionet e arsimit të lartë. Para-regjistrimet mund të kryhen nëpërmjet portalit Universitaly.

Qarkorja e MUR – të cilën e gjeni në faqen Universitaly – përmban procedurat e hyrjes, qëndrimit, regjistrimit të studentëve të huaj në kurset universitare në Itali për vitin akademik 2025/2026 si edhe njohjes së titujve të studimit.

Associazione Uni-Italia, ent kolektiv jo-fitimprurës, mund të asistojë studentët e huaj edhe gjatë procedurës së para-regjistrimit në Universitaly. Për këtë mund t’i referoheni faqes web së Shoqatës apo adresës e-mail info@uni-italia.it.

Pasi kërkesa për para-regjistrim në portalin Universitaly të jetë pranuar nga Universiteti i përzgjedhur, studentët mund të vijojnë me kërkesën për vizë të llojit “D” STUDIME “regjistrim në universitet” duke kërkuar takim me Zyrën e Vizave – nëpërmjet portalit Prenot@mi brenda dhe jo më vonë se data 30 nëntor 2025.

Bëjmë me dije se pranimi nga ana e universitetit nuk përbën një të drejtë për marrjen e vizës për studime.