Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dispozitat e fundit të qeverisë shqiptare për kthimet tregtare

Në lidhje me kërkesat për t’u rikthyer në Itali, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë ka bërë me dije se duke filluar nga e shtuna 18 prill 2020, do të kryhen në mënyrë të jashtëzakonshme fluturime tregtare të dedikuara nga shoqëria Air Albania, të autorizuara në menyrë të jashtëzakonshme pavarësisht masave aktuale të kontrollit për urgjencën shëndetësore Covid-19, vetëm për arsye urgjente shëndetësore, familjare apo pune për qytetarët italian ose shqiptar me leje qëndrimi të rregullt dhe rezidencë në Itali.

Në bazë të asaj çka është komunikuar, Air Albania do të kryejë dy fluturime gjatë fundjavës së ardhshme.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni faqen e internetit https://www.airalbania.com.al/sq/repatriation-information

Përsa i përket udhëzimeve të parashikuara nga Autoritetet italiane për hyrjen dhe qarkullimin në territorin italian, ju kujtojmë se:

– Do të pranohen të udhëtojnë vetëm shtetasit italianë ose shqiptarë me leje qëndrimi dhe rezidencë të rregullt në Itali;

– Në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, janë listuar disa udhëzime të rëndësishme për qytetarët që kthehen nga jashtë, duke filluar që nga 28 Marsi 2020:

https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/fokus-qytetaret-italiane-ne-kthim-nga-jashte-shtetit-dhe-qytetaret-e-huaj-ne-itali.html

– Të gjithë pasagjerët duhet të respektojnë gjatë udhëtimit dispozitat kryesore të kujdesit shëndetësor të parashikuara nga qeveria italiane dhe ajo shqiptare si dhe të kenë maska ​​dhe çdo pajisje mbrojtëse personale që konsiderohet e përshtatshme (doreza, syze etj.).

Perpara se të hipni në avion, do të kontrollohen dokumentet dhe do të kryhet matja e temperaturës së trupit.

– Pasagjerët që nuk i plotësojnë këto kërkesa nuk do të hipin në avion.