Petra Conti dhe Eris Nezha
protagonistë të baletit Zhizel
8 dhe 9 shkurt 2014
Teatri i Operas dhe Baletit në Tiranë
Të shtunë dhe të diel, 8 dhe 9 shkurt 2014, protagonostë të baletit Zhizel, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, do të jenë të jashtëzakonshmit Petra Conti dhe Eris Nezha, nga balerinë të parë të Teatrit në La Scala në Milano dhe tani si principal dancers të Boston Balet.
Pjesëmarrja e çiftit të artistëve me famë ndërkombëtare në veprën e famshme të Adolf Adam -it u bë e mundur në sajë të mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Petra Conti dhe Eris Nezha do të shoqërohen nga trupa e baletit dhe orkestra simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Petra Conti, me baba italian dhe nënë polake, u diplomua në vitin 2006 në Akademinë Kombëtare të Kërcimit në Romë me Maestro Zharko Prebil dhe pas një viti specializimi në Marijinsky të Shën Pjetërburgut si dhe një sezoni në Bavarian State Ballet të Monaco-s, debutoi në vitin 2009 në Teatrin La Scala pikërisht me rolin e Zhizel.
Eris Nezha u diplomua në Akademinë e Kërcimit në Tiranë në vitin 1997, më tej u zhvendos në Milano dhe, pas një viti formimi në Teatrin Carcano, u pranua në Shkollën e Baletit të La Scala, ku u diplomua në vitin 2002. Që nga ai moment ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme me trupën e baletit.
Viti 2011 ka qenë viti i suksesit për të dy artistët, u zgjodhën nga drejtoti Makhar Vaziev Balerinë të Parë të Teatrit La Scala gjatë turneut në Bolshoi në Moskë me baletin Ëndrra të një nate vere. Në të njëjtin vit u nderuan me çmimin “Premio Danza&Danza” si Interpretuesit më të Mirë të vitit.
Petra Conti dhe Eris Nezha, çift në punë përveçse në jetë, që nga viti 2013 janë principal dancers të Boston Balet.