Siç dihet, disa degë universitare në Itali (për shembull, Mjekësia) janë me ‘numër të mbyllur’, që do të thotë se nuk mjafton të bësh kërkesë për regjistrim, por duhet të kalosh edhe një test pranimi, dhe vetëm një numër i caktuar studentësh mund të pranohet. Për të ndjekur procedurën e para – regjistrimit në provimet e pranimit në të gjithë territorin italian (që do të zhvillohen në korrik), studentët e huaj që duan të ndjekin degët me numër të mbyllur DUHET TË REGJISTROHEN ON LINE NË ADRESËN WWW.UNIVERSITALY.IT BRENDA DATËS 7 QERSHOR 2013.